Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Video/ Dwamena shënon në minutën e 97': goli i parë europian i Egnatias vlen barazimin në Armeni

Lapsi.al 13 July 2023
Video/ Dwamena shënon në minutën e 97': goli i parë

Raphael Dwamena, njeriu që pritej më shumë, nuk ka zhgënjyer. Goli i parë europian i realizuar nga Egnatia mban firmën e sulmuesit. Përfundon 1-1 kundër Ararat-Armenia, me rrogozhinasit që dalin të pamundur në ndeshjen e tyre të parë në kompeticionet UEFA. Në disavantazh ndaj golit të Alemao, skuadra e Tetovës rriti lojën dhe krijoi raste, deri kur barazoi në frymën e fundit.

Me një 4-3-3, që përligj dëshirën për të kërkuar fitoren, skuadra e Edlir Tetovës u tregua këmbëngulëse. Egnatia shtyu përpara duke provuar disa herë me Dwamena dhe Kasën. Një lojë fluide e tyre, që kishin nxitimin e pasimit të fundit, ndoshta edhe për mungesë eksperience. E në momentin më të mirë të tyre, Ararat kaloi në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao. Një goditje, që Egnatia e kapërceu me një reagim të fortë.

Lexo më tej: Video/ "Nuk keni parë gjë akoma", presidenti Demrozi flet si Rama, Jackson ngre kupën e parë të Egnatias

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/alemano.mp4"][/video]

Sidomos në pjesën e dytë, Egnatia u bë e rrezikshme në anët e portierit Ermakov. Vendimtar titullari armen në goditjen e Dwamena, duke e devijuar në kënd. Ararat shpresoi të mbante rezultatin e avantazhit deri në ndeshjen e kthimit. Por planet e tyre u prishën nga Dwamena. Në minutën e 97', në goditjen nga këndi të fundit të lojës, sulmuesi devijoi mundësinë e artë në rrjetë. Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë, duke shpresuar në një kualifikim historik.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/dwamena-gol.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI