Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

FIFA shpërndan paratë: 187 milionë euro ndahen mes 440 klubeve për Katar 2022

Lapsi.al 13 July 2023
FIFA shpërndan paratë: 187 milionë euro ndahen mes 440 klubeve

Njëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë euro të ndara në 440 klube në mbarë botën. Kjo është shifra e shpërndarë nga FIFA si një “shpërblim” për skuadrat që kanë furnizuar lojtarët për turneun. Shoqëritë që kanë përfituar më shumë para ishin ato angleze. 33.8 milionë euro të ndara me 46 skuadra kur kryeson Manchester City me 4.1 milionë të marra. 21 milionë për ato spanjolle me në krye Barcelonën me 4. Nga italianet Juventus është i pari me 2.7 milionë, 2 për Inter e 1.4 për Milan, për një total prej 16.7 milionë euro.

Paratë u shpërndanë sipas kritereve të diktuara nga Programi i Përfitimeve të Klubit, një protokoll mirëkuptimi mes FIFA-s dhe Eca-s. E njëjta shifër u dha për klubet edhe për Botërorin 2018. Ajo është e destinuar të rritet në edicionin e vitit 2030. Objektivi është ai për të shpërblyer klubet që janë në gjendje të ofrojnë më shumë lojtarë në përzgjedhjet më të mira kombëtare. Është e lehtë të merret me mend se lojtarët "më fitimprurës" ishin ata francezë dhe argjentinas. Rabiot i solli Juventus më shumë se 350 mijë euro, po kështu Theo Hernandez për Milan dhe Lautaro për Inter.

SHIFRA DO TË RRITET

Marrëveshja nuk përfshin vetëm skuadra nga kampionatet kryesore kombëtare, por edhe nga ato më të ulëta. 78 vijnë nga divizionet e ndryshme të dyta, 13 nga të tretat, 5 nga të katërtat dhe 1 nga e pesta. Presidenti i FIFA-s Infantino tha se ishte i kënaqur: "Programi ynë i përfitimeve të klubeve është një shembull i qartë se si Kupa e Botës ka një ndikim pozitiv në futboll dhe për klubet. Katar 2022 ishte Kupa e Botës më e suksesshme ndonjëherë. E do të kontribuojë në zhvillimin e këtij sporti në të gjitha cepat e planetit”.

Lexo më tej: FIFA jep aprovimin, nis testimi i pozicionit jashtë loje 'Wenger': 'offside' me gjithë trupin përtej linjës

Edhe Nasser Al-Khelaifi, president i PSG-së dhe ECA-s, konfirmoi ndikimin pozitiv të nismës: “Jemi shumë të lumtur që 440 klube, jo vetëm anëtarë të ECA-s apo klube europiane, do të përfitojnë nga paratë nga Programi i Përfitimeve të Klubeve (CBP), si pjesë e marrëveshja midis ECA dhe FIFA për lirimin e 837 lojtarëve që morën pjesë në Kupën e fundit Botërore në Katar. CBP është një nga shtyllat kryesore të Memorandumit të Mirëkuptimit të rinovuar së fundi midis ECA dhe FIFA. Shifra, që do të shpërndahet për edicionet e vitit 2026 dhe 2030 të Kupës së Botës, do të rriten në 355 milionë dollarë (318 milionë euro, red).

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI