Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Szczesny i veshur me pantallona si Fantozzi: në qendrën e Juventus askush nuk i reziston të qeshurave

Lapsi.al 12 July 2023
Szczesny i veshur me pantallona si Fantozzi: në qendrën e Juventus
Szczesny iu bashkua grumbullimit të Juventus sot pas vizitave në JMedical. Në një video të bardhezinjve në rrjetet sociale, ai është protagonist i një karagjozllëku që i bëri të gjithë të qeshin. Dita e tretë e vizitave në JMedical për t'u përgatitur më mirë për sezonin e ardhshëm. Lojtarët e Juventusit u takuan në Continassa, duke u përpjekur të mbajnë mendjen në të tashmen duke injoruar zërat e merkatos. Kështu, herë pas here është e nevojshme edhe një e qeshur, për të ç'tensionuar situatën. E Szczesny është kujdesur për këtë. Portieri polak iu bashkua grupit ditën e sotme dhe u bë menjëherë protagonist i një episodi që i bëri të gjithë të qeshin. Në një "prapaskenë" të publikuar nga Juventus në rrjetet sociale, Szczesny shihet duke ecur me pantallona të stilit Fantozzi. Duke u kërrusur nëpër korridore, numri 1 i bëri të gjithë të qeshin me të madhe, me pamjen e tij. Veçanërisht Milik që ndodhej aty pranë.

MERKATO NË VARËSI TË UEFA-s

Shumë zëra në merkato dhe një pritje rraskapitëse e mbajnë Juventus në ankth. Vendimi i UEFA-s për kupat e Europës pritet më 14 korrik dhe, në bazë të tij, merkato bardhezi mund të pësojë ndryshime. Ndërkohë, sirenat po shtohen për Vlahovic, mbi të cilin me më shumë këmbëngulje po lëvizin PSG dhe Bayern Munich. Ka të interesuar edhe Chiesa. Liverpool ka bërë përpara (në rast se Salah pranon avancimet e Arabisë Saudite) dhe Newcastle, që pret oferta për Saint-Maxime. Lexo më tej: Juventus, mbërrin super-oferta nga Premier League për Federico Chiesa e Vlahovic Në fund janë sirenat arabe për Pogba. Flitet për një ofertë 150 milionëshe për francezin, i cili megjithatë duket i gatshëm të rikthehet në lojë në Torino pas një sezoni shumë zhgënjyes. Turneu në Shtetet e Bashkuara mund të jetë testi vendimtar për Oktapodin.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI