Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Messi, nis aventura amerikane te Inter Miami: "I lumtur për këtë sfidë të re, do jap maksimumin"

Lapsi.al 12 July 2023
Messi, nis aventura amerikane te Inter Miami: "I lumtur për

Lionel Messi flet tashmë si lojtar i ri i Inter Miami. Pak ditë para prezantimit zyrtar të Pleshtit, që do të zhvillohet në Florida të dielën më 16 korrik, kampioni i botës foli për TV publik argjentinas. Messi theksoi se është gati dhe shumë entuziast për përvojën e re në MLS: “Jemi të lumtur, të përgatitur dhe të etur për të përballuar sfidën e re. Mentaliteti dhe mendja ime nuk do të ndryshojnë. Do të përpiqem të jap më të mirën për veten dhe për klubin."

Pleshti kishte oferta të ndryshme në tavolinë. Disa konkrete (Al Hilal nga Arabia Saudite) dhe të tjera që thërrisnin me nostalgji (ajo e Newell, që ishte vetëm një ëndërr). Por ata që përfunduan duke bindur Lionel Messi ishin amerikanët e Inter Miami. Të komanduar nga David Beckham, klubi nga Florida që luan në Major League Soccer, ka siguruar përfaqësimet e 7 herë Topit të Artë.

E duke folur për TV publik të Argjentinës para prezantimit të tij, Messi siguroi tifozët për të ardhmen e tij në ekipin kombëtar: "Nuk e di edhe sa do të luaj. Mendoj se do të ndodhë kur duhet të ndodhë. Pasi ka realizuar gjithçka, mbetet të zbavitem dhe le të jetë koha që do të tregojë se kur është koha”.

Lexo më tej: Messi bënte njoftimin, Beckham flinte: “Kisha 1 milionë mesazhe në telefonin tim”

"Për logjikë dhe moshë do të jetë në një kohë të shkurtër, por nuk e di saktësisht. Mendoj dita ditës, argëtohem dhe kënaqem sa bukur po e përjetojmë. Tani që kemi pasur fatin e madh të jemi kampionë të Amerikës dhe të Botës, është koha për ta shijuar”, ishin fjalët e 7 herë Topit të Artë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI