Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

"Vjet ishte histori tjetër": Tirana kërkon kualifikimin, Shehi paralajmëron Batumin

Lapsi.al 12 July 2023
"Vjet ishte histori tjetër": Tirana kërkon kualifikimin,

“Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit edhe ndeshjet më përpara, kemi një opinion për ta. Është një kundërshtar që meriton respekt. Mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë, lojtarët që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane". Orges Shehi është i qetë në vigjilje të ndeshjes së vajtjes në Conference League me Dinamo Batumi. Tirana, e përforcuar shumë në merkato, duhet të kapërcejë kohën e pakët që kanë patur lojtarët në dispozicion për tu bërë skuadër: "Prurjet e reja mundohen të përthithin idetë e reja që ka trajneri. Ju përmendët Kaina Nunes që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të virozëve. Nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, e rëndësishme është vendosja".

PËRFORCIMET

Shehi më pas ndaloi te individët, ata që ndoshta mund të bëjnë diferencën në këtë ndeshje debutuese: "Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona - tha Shehi -. Unë jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana, klubi meriton respekte që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe Dokës. Është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria. Shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur".

Lexo më tej: Dy ditë me temperaturë, por do të jetë në pankinë: Kaina Nunes qetëson Shehin

PARALAJMËRIMI

Pastaj edhe një paralajmërim i qartë për kundërshtarin, se Tirana kërkon kualifikimin dhe nuk do të heqë dorë pa 'luftë': "Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet, Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm janë 100% të rikuperuar. E jemi shumë të lumtur që i disponojmë. Presioni është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën. Vjet ishte histori tjetër këtë vit është tjetër. Ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën. Tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët, se të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI