Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Asnjë presion e frikë nga Linfield, Memelli sfidon nga Belfasti: "Vllaznia hyn në fushën e lojës për të fituar"

Lapsi.al 12 July 2023
Asnjë presion e frikë nga Linfield, Memelli sfidon nga Belfasti:

“Përpos emocioneve, ajo që vlerësojmë është përgatitja e madhe që ka bërë skuadra në këto 30 ditë. Djemtë kanë pasur një përkushtim të një niveli të lartë. E parë kjo në këndvështrimin tonë, nesër besojmë se do të bëjmë një performancë shumë të mirë". Migen Memelli, nga Belfasti, jep përshtypjet e para si trajner i Vllaznisë, në vigjilje të sfidës me Linfield, në vajtjen e raundit të parë të Conference League. Tekniku do të bëjë debutimin pikërisht në kupat e Europës, larg tifozëve të tij. "Nuk ndjej presion në debutimin me Vllazninë - vazhdoi Memelli -. Si lojtar i kam kaluar këto lloj etapash, tani si trajner besoj se të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë. Duke qenë se kjo ndeshje ka një rëndësi tjetër, është vlerë e shtuar që për të kaluar këtë skuadër. Kështu, çdo gjë përmirësohet, në nivel klubi, financash dhe të gjitha".

NJOHJA PËR LINFIELD

Lienfield nuk është një kundërshtar i lehtë, por Vllaznia është munduar të kuptojë sistemin e lojës së tyre. Irlandezo-veriorët janë një skuadër fizike dhe Memelli ka punuar në këtë drejtim: "Kundërshtarin e njohim, por duhet pasur parasysh që ndeshja e parë është një fillim i mirë për të shkuar pastaj te ndeshja e dytë. Kemi punuar shumë në terren. Kundërshtari është i fortë siç e thashë, nuk dua të zbuloj më tepër. Ajo çfarë kam parë te djemtë është përkushtimi i tyre. E nisur nga ky fakt, besoj që çdo gjë do të shkoj mirë në fushën e lojës".

PRESION IRLANDEZO-VERIORËVE

Sezonin e kaluar kuqeblutë e nisën nga raundi i dytë, duke u eliminuar nga Universitatea Craiova. Tani, historia nis nga raundi i parë. Ambicja është kalimi i raundit, që mbi të gjitha ka vlerë financiare, aq të domosdoshme për klubet tona: "Pritshmëria është e madhe si nga ne, drejtuesit, por edhe nga tifozët e Vllanizë. Sot këtu nuk përfaqësojmë vetëm Vllazninë, por gjithë Shqipërinë. Nesër shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të denjë për të gjithë bashkë - tha Memelli, që në fund rriti dozën -. Vllaznia hyn në fushën e lojës për të fituar. Ne do të bëjmë gjithçka në forcën tonë, për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje duke qenë se është e para. Por gjithmonë me kujdesin për t’i bërë gjërat mirë dhe pa u nxituar në fushën e lojës”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI