Deals Done ✅#Savić_Hilali ✍?? pic.twitter.com/jH68iRpUZj
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) July 12, 2023
A RREZIKOHET TRANSFERIMI?
Transferimi i mesfushorit serb te Al-Hilal nuk vihet në dyshim dhe tashmë është ratifikuar. Por Lotito shpjegoi se klubi do ta shpallë transferimin, me një komunikatë për shtyp dhe postimin e pashmangshëm përshëndetës në rrjetet sociale, vetëm pasi të marrë këstin e parë të pagesës: “Nuk i kam marrë ende paratë dhe nuk do të jap transfertën derisa t’i shoh”, deklaroi mjaft qartë pronari bardhekaltër. Një tjetër mënyrë për të konfirmuar shprehjen e tij klasike “paguaj paratë e shih devenë”. Një thënie që e ka shoqëruar në shumë negociata në gati 20 vitet e presidencës së tij. Lexo më tej: Lotito zbulon arsyet e ndarjes: "Milinkovic më telefonoi duke mu lutur që ta shisja" Vetëm kur transferta bankare nga klubi saudit të hyjë në arkat bardhekaltër, Lazio do të komunikojë transfertën e suksesshme e do të japë dritën jeshile për transferimin. Një transferim që praktikisht tashmë ka ndodhur, me Milinkoviç që postoi një mesazh emocionues për ish-tifozët e tij në rrjetet sociale.View this post on Instagram