Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Luis Enrique nuk e do portierin Donnarumma te Psg? Përgjigja e ashpër vjen nga Raiola

Lapsi.al 13 July 2023
Luis Enrique nuk e do portierin Donnarumma te Psg? Përgjigja e ashpër

"Çmenduri e pastër". Kështu, në mënyrë të vendosur, stafi i portierit Donnarumma komentoi - në mikrofonat e SportMediaset - lajmin për një ndarje të mundshme mes italianit dhe Paris Saint-Germain. Kundërshtimi ka ardhur në veçanti edhe ndaj zërave për mungesën e pretenduar të vlerësimit ndaj portierit nga trajneri i ri i parisienëve, Luis Enrique. Konkretisht, ka qenë Enzo Raiola, kushëriri i të ndjerit Mino që ka folur: “Luis Enrique e ka përzemër Gigion dhe e konsideron atë thelbësor për ta ngjitur PSG-në në majat e futbollit europian”.

Ditët e fundit kanë qarkulluar zëra, si në Francë ashtu edhe në Itali, sipas të cilave Donnarumma është afër largimit nga Parisi. Konkretisht, shkaku do të ishte filozofia e lojës së dëshiruar nga trajneri i ri. Në fakt, Luis Enrique – sipas asaj që shkruhet nga L'Equipe – do të preferonte një lloj tjetër portieri. Spanjolli do të preferonte një të aftë për ta përdorur me shkathtësi topin me këmbë, historikisht jo një nga pikat e forta të numrit një italian, përkundrazi… Vullneti për ta bazuar futbollin e tij në një ndërtim sistematik nga poshtë lart ka hapur mundësinë për shitjen e mundshme të Donnarumma. Madje sipas lajmeve, po vlerësohen profile të tjera si De Gea dhe Lloris.

Lexo më tej: Gafa e tij i dhuroi fitoren Bayern: media e tifozët sulmojnë Donnarumma për gabimet e vazhdueshme

PËRGJIGJA E RAIOLA: “LUIS ENRIQUE E PËLQEN SHUMË DONNARUMMA”

Nuk vonoi përgjigjja e Enzo Raiola, kushëri i të ndjerit Mino dhe një prej përfaqësuesve të portierit: “Është një çmenduri e pastër. Luis Enrique e pëlqen shumë Gigion dhe e konsideron atë thelbësor për ta sjellë PSG-në në majat e futbollit evropian. Vetë drejtuesit, me drejtorin sportiv Campos në krye, buzëqeshën kur riktheva tonin e artikujve të botuar në Itali”. Nëse janë fjalët e zakonshme të rrethanave apo e vërteta e pastër, ndoshta vetëm Donnarumma, drejtuesit parisienë dhe stafi i lojtarit e dinë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI