Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Uefa promovon llogaritë e Inter, Milan e Roma: "Impenjimet e respektuara"

Lapsi.al 14 July 2023
Uefa promovon llogaritë e Inter, Milan e Roma: "Impenjimet e

Lajme të mira nga pikëpamja ekonomike për Inter, Roma dhe Milan. Në lidhje me Fair Play-in Financiar, UEFA njoftoi se tre klubet italiane kanë përmbushur detyrimet e rëna dakord në marrëveshjen e settlement agreement për vitin 2022: "AC Milan (ITA), AS Monaco FC (FRA), AS Roma (ITA), Beşiktaş JK ( TUR), FC Internazionale Milano (ITA), Olympique de Marseille (FRA) dhe Paris Saint-Germain (FRA) kanë arritur objektivat e vendosura për vitin financiar 2022."

Në ndryshim nga Lille që ka plotësuar plotësisht objektivat e vendosura me UEFA-n, klubet italiane, bashku me të lartpërmendurit, do të monitorohen deri në fund të ciklit të kontrollit.

Lexo më tej: UEFA 'kundër' Chelsea: jo amortizimit të kostove, përtej 5 viteve

KLUBET E SANKSIONUARA

Nga ana tjetër është sanksionuar, me një gjobë 500 mijë euro, Barcelona. Klubi katalanas deklaroi fitime të pasakta sa i përket shitjes së lojtarëve dhe për këtë arsye u gjobit nga organizmi kompetent.

Instanbul Basaksehir nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara me UEFA dhe u gjobit me 400 mijë euro.

Manchester United u gjobit me 300,000 euro për shkak se kaloi, për fare pak, kufijtë e vendosur nga rregullorja e Fair Play Financiar.

Ndër klubet e tjera të ndëshkuara, belgët e Royal Antëerp dhe Trabzonspor që kanë rënë dakord të paguajnë nga 2 milionë. Pastaj Konyaspor dhe Apoel Nicosia do të paguajnë nga 100 mijë euro. U sanksionuan gjithashtu edhe Olympia Ljubiana (Slloveni), Slovan Bratislava (Sllovaki) dhe Riga FC (Letoni).

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI