Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

“I hidhëruar e i trishtë, por ishte një krenari”: përshëndetja thumbuese e Handanovic pas 11 vjet te Inter

Lapsi.al 14 July 2023
“I hidhëruar e i trishtë, por ishte një krenari”:
Ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, ose të paktën mirëupafshim. Inter dhe Handanovic kanë mbërritur te përshëndetjet, tashmë edhe zyrtarisht. Pas mesazhit falënderues të klubit për këto 11 vite të kaluara së bashku, ka qenë radha e ish-kapitenit të përshëndesë gjithë botën zikaltër me një letër të publikuar në profilin e tij në Instagram. Por a janë vetëm fjalë të ëmbla, apo ka vend edhe për të hequr disa guralecë nga këpuca? “Pas 11 vitesh nuk e di nëse mund të përshkruaj gjithçka… Do të përpiqem, sepse jam i hidhëruar dhe i trishtuar. Por në të njëjtën kohë i lumtur që kam bërë realitet një ëndërr kaq të gjatë. Do të më mungojë Inter, stadiumi San Siro, tifozët dhe ato drithërima kur stadiumi të nxiste. Ato të mësojnë dhe lënë gjurmë, të shpjegojnë se çfarë është pasioni dhe guximi dhe pse çdo ditë duhet të sakrifikosh veten për të ndjerë të tilla emocione. Kaq shumë beteja, sfida të fituara dhe sfida të humbura, zhgënjime dhe gëzime. Të jesh vetvetja ka më shumë rëndësi për mua se çdo gjë në botën tonë (futbollistikisht e kam fjalën) sesa hipokritët, jam përpjekur të jem burrë para një futbollisti”.

“JA CILIN FALENDEROJ. DO TË LUAJ ENDE NDONJË VIT”

“Ju falënderoj të gjithëve. Shokët e shumë viteve te zikaltrit, trajnerët, stafi, mjekët, fizioterapistët, punonjësit e magazinës, të gjithë bashkëpunëtorët, presidentët dhe drejtuesit e këtyre viteve që kanë qenë kaq të ndryshëm. Raporte të cilat i kam jetuar në një mënyrë kaq të thellë dhe kaq të fortë e me ndjenjën e përkatësisë që nuk mund ta imagjinoja më parë. Falenderoj këndin tonë të magazinës ku fitoheshin ndeshjet e humbura dhe festoheshin ato të fituara, edhe pse shumë nuk do ta kuptojnë kurrë… Dua t'i kushtoj një falënderim të veçantë Curva Nord - vijoi Handanovic -. Krahas dashurisë për këto ngjyra, ne kemi të përbashkët mënyrën e drejtpërdrejtë, praktike, të sinqertë dhe koherente të të parit të futbollit. E nuk është ajo e fjalëve dhe muhabetit. Qëndrimi. Sepse unë kam pasur gjithmonë një vetëdije të qartë për ndryshimin dhe respektin e ndryshëm që meritojnë ata që paguajnë për të gjykuar dhe komentuar, edhe duke gabuar. E kush, për ta bërë këtë, në mënyra të ndryshme të mundshme, paguhet. Sa krenar që kam veshur këtë fanellë dhe këtë fashë. E kam jetuar këtë privilegj duke dhënë gjithmonë më të mirën time. Do të përpiqem të luaj edhe disa vite të tjera. Kjo është lamtumirë, por unë do të jem gjithmonë njëri prej jush" e mbylli Handanovic.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI