Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Video/ Autogoli nga 30 metra i Jorginho në miqësoren e parë të Arsenal: faji është edhe i portierit

Lapsi.al 14 July 2023
Video/ Autogoli nga 30 metra i Jorginho në miqësoren e parë
Arsenal ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Mikel Arteta tashmë ndodhet në Gjermani, ku dje ka luajtur miqësoren e parë verore kundër Nuremberg. Gjërat aty nuk shkuan mirë edhe për autogolin e mesfushorit Jorginho. Gunners duhet të kompensojnë zhgënjimin që patën sezonin e kaluar në Premier League, ku ishin në krye të tabelës për tre të katërtat e kampionatit, për t'u rikuperuar dhe kaluar nga City i Guardiolës në fund. Por me një fushatë blerjesh të nivelit të lartë (Rice dhe Havertz të parët) gjërat mund të ndryshojnë. E, këtë vit, Arteta shpreson ta vendosë ish-skuadrën e tij, edhe më shumë vështirësi.

AUTOGOLI I PABESUESHËM I JORGINHO

Miqësorja e parë, megjithatë, nuk ishte saktësisht e suksesshme. Është e vërtetë se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar për në gusht, por Arsenal nuk arriti të shkojë përtej një barazimi 1-1 kundër Nurenberg. Protagonisti i mbrëmjes, por negativ ishte Jorginho. Mesfushori italian ka realizuar një autogol të pabesueshëm. Lexo më tej: Histori dashurie mes Jorginho e Paola Saulino: vijnë kërcënimet e të fejuarës së italo-brazilianit: “Kur*ë!”, “Brinare!” Portieri i Arsenal, aspak pa faj, i dha një top të rrezikshëm në gjysëm fushën e tij, rreth 30 metra larg portës. E Jorginho tentoi t'ia kthente me të parën sepse ishte nën presion. Por mesfushori llogariti gabim gjithçka dhe topi shkoi drejt e në rrjetë. Jo fillimi më i mirë për italianin, i dëshiruar shumë nga Arteta te Arsenal.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI