Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e çmendur

Lapsi.al 14 July 2023
Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e

Harry Kane është pikërisht në mes të një 'zjarri' në merkato. Në garë për sulmuesin fenomenal anglez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, janë Bayern Munich dhe klubi i tij aktual, Tottenham. Bavarezët janë në kërkim të një goleadori të ri. Prej kohësh kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për Hurricane dhe janë gati të vendosnin në tavolinë 80 milionë euro. Spurs, në përpjekje për të bindur kapitenin e tyre për të qëndruar, u rikthyen në garë me një propozim të çmendur. Nëse kapiteni rinovon, do të paguhet mbi 20 milionë euro në sezon. Çfarë do të vendosë Kane?

Mungesa e Leëandoëski, i cili një vit më parë u largua te Barcelona, u ndje shumë në Mynih sezonin e kaluar. Ndaj drejtuesit gjermanë kanë marrë masa për t’i dhënë një numër të ri “9” Thomas Tuchel. Një sulmues në gjendje të finalizojë me breshëri golash lojën e kampionëve gjermanë. Dje, sipas raportimeve nga Sky Sports, ka pasur një takim mes Levy, presidentit të Tottenham dhe Dreesen, CEO i Bayern. Rezultati i bisedës ka qenë pozitiv, me negociatat që po vazhdonin edhe pse pa arritur një përfundim. Oferta, sërish sipas emitentit, do të ishte 80 milionë euro.

KUNDËRPROPOZIMI I TOTTENHAM

Sipas raportimeve të The Telegraph, Spurs nuk janë dorëzuar plotësisht. Në të vërtetë, në përpjekje për të mbajtur sërish kapitenin e tyre në Londër, ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të çmendur. 400,000 paund në javë (mbi 20 milionë euro në vit) dhe një rol të ardhshëm në klub pas tërheqjes. Kane, te Tottenham që nga viti 2013, është një nga emblemat e klubit, si dhe një nga lojtarët më përfaqësues në të gjithë futbollin anglez.

Lexo më tej: Postecoglou, pengesa më e madhe për Bayern: "Vizioni im i lojës për të mbajtur Kane"

Tani qendërsulmuesi duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Kane duhet të zgjedhë se në cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm. “Zjarri” i merkatos tani po përhapet: por cili nga dy zjarret do ta “djegë” vërtet Harry Kane?

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI