Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Fjalë të rënda e përplasje të forta mes Andrea Agnelli e drejtuesve të rinj të Juventus: "Sjellje mesjetare"

Lapsi.al 14 July 2023
Fjalë të rënda e përplasje të forta mes Andrea Agnelli

Andrea Agnelli nuk është më pjesë e strukturës drejtuese të Juventus. Hetimi për fitimet kapitale e detyroi atë të jepte dorëheqjen për t'u përballur me gjyqet dhe për t'u mbrojtur kundër akuzave. Një situatë që çoi në plasaritjen e marrëdhënieve të ish-presidentit me klubin. Tani është zbuluar një prapaskenë për një telefonatë të ashpër, në qershor, që çoi në tensione të mëtejshme mes palëve.

Kanë qenë muaj zjarri te Juventus. Një sezon për t'u harruar pas problemeve me prokurorët e FIGC dhe UEFA-s. E tani ka një debat edhe mes ish-presidentit Andrea Agnelli dhe drejtuesve të rinj të klubit. Siç raporton Gazzetta dello Sport, në fillim të qershorit klubi kontaktoi me Andrea Agnelli për ta informuar për vendimin për t'u tërhequr nga projekti i Super League. Një komunikim i papritur për ish-presidentin, që nuk e priti mirë. Sipas gazetës rozë, Agnelli i ishte përgjigjur keq këtij qëndrimi, duke akuzuar klubin se kishte sjellje mesjetare. Nga ai moment, marrëdhëniet me ish-numrin 1 duket se janë ndërprerë më tej.

Lexo më tej: Lamtumirë Super League, Juventus i komunikon Barça e Real daljen nga projekti: "Na kërcënon UEFA"

ANDREA AGNELLI MBETI I VETËM

Projekti i Super League po ngec gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Dalja e emrave të mëdhenj po e komplikon suksesin e saj, por A22, kompania që kujdeset për interesat e saj, nuk dëshiron të heqë dorë. Megjithatë, ata po marrin shumë “jo”, edhe nga skuadrat mesatare që ishin përjashtuar më parë. Mesazhi është i qartë: turneu nuk do të njihet në nivel evropian dhe shkon kundër parimeve evropiane. Kohë të vështira për Andrea Agnelli.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI