Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Lukaku te Juventus, tifozët zikaltër të tërbuar: "Tradhëtari më i keq, më i urryeri i historisë"

Lapsi.al 15 July 2023
Lukaku te Juventus, tifozët zikaltër të tërbuar:

Lajmi për një Romelu Lukaku të gatshëm për të pranuar lajkat e Juventus erdhi si rrufe në qiell të pastër në galaktikën sociale të tifozëve të Inter. Që nga mbrëmja e së premtes vonë, zikaltrit janë tërbuar në Twitter dhe Instagram. E përmbajtja e mesazheve është pak a shumë gjithmonë e njëjtë. Nëse thashethemet do të konfirmoheshin, cilido qoftë rezultati përfundimtar i negociatave, ajo e Big Rom do të konsiderohej nga të gjithë një tradhëti.

Në këto orë, të shumtë janë ata që po i kujtojnë intervistat në të cilat sulmuesi belg ka deklaruar se nuk do të pranonte kurrë oferta nga Juve apo Milan. Të tjerë pastaj kanë nxjerrë në skenë imazhet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Coppa Italia. Pikërisht atë në të cilën Romelu shfrynte kundër publikut të Stadium pasi shënoi penalltinë e 1-1. E pyetja që ngrihet tani është e thjeshtë. Si është e mundur që ai të mbrojë tashmë ngjyrat bardhezi?

LUKAKU, NJË MERCENAR

Mes zemërimit dhe mosbesimit, disa e përcaktojnë atë si një mercenar. Ky grup tifozëzh argumentojnë se Lukaku mund të bëhet një nga ish-lojtarët më të urryer të Inter të të gjitha kohërave. Të tjerë e krahasojnë atë me Mauro Icardi. Ata nënvizojnë se argjentinasi, pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë, asnjëherë nuk u tha po skuadrave të tjera italiane.

Lexo më tej: Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportin me belgun

Pastaj janë tifozët më pragmatistë, ata që reflektojnë për faktin se ai është gjithsesi një lojtar në pronësi të Chelsea. Kështu, për ta, është më e lehtë të shohin përtej. Madje dikush pretendon se moskthimi i belgut do të ishte dicka e mirë për ekipin. Klubi, sipas tyre duhet të shohë për profile të tjera, sepse marrëdhëniet janë komprometuar në mënyrë të pariparueshme. Në fund, ka edhe nga ata që po mendojnë për revanshin, me idenë për ta mundur atë në derbin e Italisë....

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI