Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportin me belgun

Lapsi.al 15 July 2023
Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë:

Kur çështja shpërtheu mbrëmjen e djeshme, Romelu Lukaku u bë i gjallë, pasi u ishte shmangur për ditë me radhë drejtuesve të Inter. Madje, një detaj jo i parëndësishme, edhe ndaj shokëve të skuadrës që ishin përpjekur të flisnin me të, për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Një heshtje e pakuptueshme e sulmuesit, kur dukej se gjithçka po shkonte mirë me Chelsea. Gjatë natës, sulmuesi belg telefonoi Piero Ausilio. Një tentativë e sulmuesit për të sqaruar pozicionin dhe mendimet e tij. Me sa mësohet, drejtori i Inter nuk i ka lënë kohë Big Rom për të shpjeguar se çfarë po i kalonte në mendje. Shumë i madh mosaprovimi, zemërimi, zhgënjimi njerëzor për atë që klubi zikaltër kishte zbuluar.

Sepse nëse menaxheri Ledure ka flirtuar fillimisht me Milan dhe më pas me Juventus, sigurisht që nuk e ka bërë pa dijeninë e Lukaku. Vetë lojtari e ka dhënë mandatin që të ndodhë e gjitha kjo. E pikërisht ndërsa betohej për dashuri për ngjyrat zikaltër. Në lojë, nuk është një cështje thjesht tekniko-sportive. Në lojë janë vlera të tilla si besnikëria, besimi, drejtësia. E të gjitha këto Piero Ausilio ia përsëriti belgut Romelu Lukaku me tone të forta, të vendosura, të nxehta, pa i lënë mundësinë belgut të përgjigjet.

Për momentin është e pamundur të thuhet se çfarë do të ndodhë. Në merkato është parë gjithçka, por në këtë pikë është Inter që është distancuar. E është Lukaku ai që duhet, nëse dëshiron, të rifitojë besimin dhe respektin që është kompromentuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI