Flash

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e "Revolucionit të Flamingove"

Lëvizjet e mëdha qytetare nuk mjaftohen vetëm me kauza. Ato kanë nevojë për simbole që i bashkojnë njerëzit, por edhe për fytyra që e bëjnë mesazhin të kuptueshëm përtej kufijve. Në Shqipëri, flamingot janë kthyer në simbolin e betejës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Sazanit. Por tani, me jehonën që Der Spiegel dhe The Guardian i kanë dhënë qëndrimit të saj, Dua Lipa po kthehet në fytyrën më të njohur ndërkombëtare të kësaj kauze.

14:42

Van Der Sar jashtë rrezikut për jetën: ish-portieri është kthyer në Hollandë

Lapsi.al 15 July 2023
Van Der Sar jashtë rrezikut për jetën: ish-portieri

"Edwin u riatdhesua nga Kroacia të premten në mbrëmje dhe aktualisht është shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Situata e tij mbetet e njëjtë: e qëndrueshme, jo kërcënuese për jetën dhe komunikuese". Ky është njoftimi i bërë nga Ajax, në lidhje me gjendjen e Edwin Van der Sar. Ish-portieri u godit nga hemoragjia cerebrale, gjatë kohës që sihte me pushime në Kroaci javën e kaluar.

"Familja Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e tyre të thellë për Spitalin Universitar të Splitit, për kujdesin e madh që ka dhënë gjatë javës së kaluar. Edwin do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv ku do të monitorohet më tej. E si rrjedhojë familja shpreson fort se mund të fokusohet në rikuperimin e tij".

Lexo më tej: Van der Sar pëson hemoragji cerebrale, është në terapi intensive: komunikata mbi gjendjen e tij

Van der Sar, 52 vjeç, luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United në karrierën e tij. Me kombëtaren holandeze, portieri bëri 130 paraqitje mes 1995 dhe 2008. Ai u kthye në Amsterdam si drejtues marketingu në 2012, përpara se të promovohej drejtor i përgjithshëm në vitin 2016. Ish-portieri holandez ishte në Kroaci për pushime, bashkë me familjen, kur pësoi hemoragji cerebrale. Ai është shtruar në një spital në Split.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI