Flash

Milan mendohet shumë, Roma jo: Mourinho kërkon të rikthejë dyshen Morata-Dybala

Lapsi.al 15 July 2023
Milan mendohet shumë, Roma jo: Mourinho kërkon të rikthejë

Roma e ka seriozisht për sulmuesin Alvaro Morata. Verdhekuqtë janë gati të nisen në pole position për spanjollin. Numri 9 do të ishte entuziast për t'u rikthyer në Itali dhe që javët e fundit përflitej te Milan. Ajo që dukej si një hipotezë, por bëhet një cështje gjithnjë e më konkrete. E gjitha falë presionit të José Mourinho dhe, mbi të gjitha, e Paulo Dybala. Argjentinasi me kënaqësi do të donte në sulm ish-shokun te Juventus, me të cilin është lidhur me një miqësi të madhe.

Në shtëpinë e verdhekuqve janë të shumtë ata që e shohin si zëvendësuesin ideal për Abraham. Anglezi do të jetë jashtë fushe të paktën deri në pranverën e ardhshme, pas operacionit në gju. Në këtë pikë, kontrata për spanjollin është tashmë në tavolinë. Flitet për një kontratë katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë në sezon plus bonuse. Kjo ofertë është maksimumi që mund të arrijnë Pinto dhe Friedkins, duke pasur parasysh se pasi është larguar nga Italia në vitin 2022, lojtari nuk mund të përfitojë nga dekreti i rritjes.

PENGESË MBETET ATLETICO

Mbetet për të bindur Atletico Madrid, një detaj jo i parëndësishëm. Kontrata e Morata skadon në vitin 2024, por në fillim të qershorit tashmë flitej për një rinovim deri në vitin 2026, edhe nëse asgjë nuk është zyrtarizuar ende. Çdo rinovim, sidoqoftë, mund të mos jetë pengesë, përkundrazi. Aktualisht marrëveshja me "Colchoneros" do të parashikonte një klauzolë lirimi prej 21.5 milionë euro. Kjo shumë mund të ulet (ose eliminohet plotësisht) në kontratën e re, duke lehtësuar kështu negocimin. Një takim kokë më kokë mes dy drejtuesve është planifikuar në ditët në vijim. Aty do të kuptohet më mirë situata dhe do të vlerësohet hapësira për manovrim.

Lexo më tej: Dekreti i Rritjes nuk e ndihmon Milan për Morata: tani spanjolli duhet të reduktojë pagën

SEZONI POZITIV I MORATA

Morata, i cili nuk ka qenë asnjëherë një goleador në kuptimin e ngushtë të fjalës, është rikthyer nga një sezon mjaft pozitiv. 15 gola dhe 3 asiste në 45 ndeshje me Atletico. Atyre u duhen shtuar edhe 3 golat e shënuar në Botërorin e Katarit me kombëtaren spanjolle, ekip me të cilin në qershor ngriti lart edhe Ligën e Kombeve.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI