Flash

Alcaraz spektakël edhe jashtë Wimbledon: "Kur linda unë, Nole fitonte trofe"

Lapsi.al 17 July 2023
Alcaraz spektakël edhe jashtë Wimbledon: "Kur linda unë,

"Ëndrra është realizuar". Carlos Alcaraz feston pas triumfit të tij në Wimbledon. Një sukses që erdhi në fund të një finale-maratonë në të cilën ai mundi Novak Djokovic. "Është bukur të fitosh – ishin fjalët e tenistit nr. 1 në botë -. Por edhe nëse do të kisha humbur do të isha shumë krenar për veten time. Kundër një kampioni të madh si Novak, është e pabesueshme për mua. Nuk e prisja kaq shpejt të arrija situata të tilla dhe unë jam krenar për ekipin tim të punës së përditshme që më lejon të jetoj këto eksperienca. Komplimente për Novak më frymëzon kaq shumë. Kam filluar të luaj tenis duke të parë ty, kur unë linda ti tashmë ishe duke fituar turne...” buzëqeshi Alcaraz.

Spanjolli fitoi trofeun e parë në Wimbledon përpara mbretit të Spanjës, Filipit. "Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të bërë tifo për mua. Shpresoj të vijë më shpesh...". "Po dashurohem me barin, nuk e prisja të luaja në këtë nivel pasi kam luajtur vetëm 4 turne. Është një ëndërr, jam i kënaqur me punën që po bëjmë dhe duhet të them që mësoj shpejt”, përfundoi fenomeni 20-vjeçar.

FESTON EDHE NADAL

"Përgëzime Carlos Alcaraz. Na ke dhënë një gëzim të jashtëzakonshëm sot dhe sigurisht edhe pionieri ynë i tenisit spanjoll, Manolo Santana, ka brohoritur kudo që është, si kampion i Wimbledonit ku ju jeni bashkuar tashmë. Një përqafim shumë i madh dhe shijo momentin, kampion!" Kështu feston Rafa Nadal fitoren e Carlos Alcaraz në Wimbledon në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI