Flash

"Eja serb, do t’i presim tre gishtat": tifozë që bëjnë shqiponjën me duar kërcënojnë Vlahovic

Lapsi.al 17 July 2023
"Eja serb, do t’i presim tre gishtat": tifozë që

Aventura e mundshme e Dusan Vlahovic në Paris Saint-Germain sigurisht që nuk fillon në mënyrën më të mirë. Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare për ta sjellë serbin nën hijen e Kullës Eiffel, por fërkimet e para tashmë po lindin. E faktorë janë bërë ultrasit më të zjarrtë dhe më të ashpër të klubit parisien. Në Francë, në fakt, një pankartë ka dalë kundër sulmuesit të Juventus, me kërcënime të qarta për serbin: “Vlahovic në Paris do të të presim tre gishtat” shkruhet në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë. E mes tyre, janë dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.

Referenca është qartësisht politike, në atë që në të kaluarën sulmuesi serb shfaqej me shenjën e 3 gishtave. Një simbol që drejtohet nga qielli, duke lavdëruar Serbinë e Madhe (Zotin, Atdheun dhe Carin). Një simbolikë që i përket krahut të djathtë të Serbisë që tenton të mos e njohë Kosovën dhe kufijtë e saj.

Lexo më tej: PSG ndan mendjen për Vlahovic, e kërkon personalisht Luis Enrique: bardhezinjtë duan 90 mln euro

E gjesti i Vlahovic duket se nuk i ka pëlqyer disa tifozëve të PSG. Ata më të flaktit kanë vendosur t'i dërgojnë një mesazh sulmuesit serb. Ndoshta mund të jenë me origjinë shqiptare, ose kosovare, duke parë gjestin e dy prej tyre me shqiponjë. E gjitha në funksion të uljes së tij të mundshme në Paris që do t'i hapte rrugën Lukaku në Juventus.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI