Flash

Video/ Festë në Monumental, River Plate kampion i Argjentinës: atmosferë e paharrueshme në stadium

Lapsi.al 17 July 2023
Video/ Festë në Monumental, River Plate kampion i Argjentinës:
River Plate është kampion i Argjentinës për herë të 38. Estudiantes është mundur 3-1 dhe vendasit rrëmbyen titullin në shtëpi me dy ndeshje para kohe. Një sukses i arritur në një Monumental me një atmosferë të paharrueshme. Elozhe të jashtëzakonshme për trajnerin Martin Demichelis, i aftë për të krijuar një ekip shumë të ri duke kompensuar transferimet e Fernandez dhe Julian Alvarez, shtyllat autentike të Milionarios. Beltran-De La Cruz-Barco: trisi i shënuar ndaj Estudiantes që në pjesën e pare, nisi festën në Buenos Aires. Festë që nisi me lojën që nuk kishte mbaruar ende. Një sezon triumfues, që largon çdo dyshim për cilësinë e skuadrës dhe fidanishtes së klubit argjentinas. Lamtumira e Marcelo Gallardo, totemi absolut i bardhekuqve, dukej i vështirë për t'u tretur. Martin Demichelis, i cili në vetëm një sezon u bë idhull dhe objekt këngësh e pankartash, u kujdes për të sistemuar gjërat. Lexo më tej: Video/ Penallti në shtesë, plas sherri masiv në River Plate-Boca Juniors: 7 të përjashtuar e policia në fushë Teknikun e ndihmuan një grup të rinjsh të talentuar, mbi të gjithë Lucas Beltran. Djaloshi i dalë nga River, zhbllokoi rezultatin në ndeshjen vendimtare. E bashkë me të Pablo Solari, Santiago Simon e shumë të tjerë. Bardhekuqtë hakmerren kështu për titullin e vitit 2022 të fituar nga Boca Juniors. Xeneize kanë qenë protagonistë të një sezoni të dobët dhe nuk luajtur kurrë realisht për titull.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI