Flash

Jashtë projektit të Chelsea, i braktisur nga Inter, i padëshiruar te Juve: Lukakun e shpëton vetëm Arabia

Lapsi.al 17 July 2023
Jashtë projektit të Chelsea, i braktisur nga Inter, i padëshiruar

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Romelu Lukaku. Rikthimi te Inter ka dështuar dhe tashmë ka nisur e përpjetë edhe rruga që e çon te Juventus. Arsyeja? 'Kontestimi' i tifozëve bardhezinj, që sot në JMedical kanë intonuar mesazhe shumë të qarta: "Ne Lukakun nuk e duam". Me pak fjalë, kthimi i Big Rom në Itali është bërë i ndërlikuar. E pastaj kthehet në lojë një pistë e vjetër: Al-Hilal.

E vjetër sepse sauditët kishin avancuar tashmë në javët e fundit, si me Chelsea, ashtu edhe me stafin e belgut. Oferta për Blues ishte 50 milionë euro, për lojtarin një pagesë faraonike. Në atë kohë Lukaku e hodhi poshtë propozimin, por tani, falë ngjarjeve, hipoteza Al-Hilal mund të jetë një litar shpëtimi. Atje sulmuesi do të gjente tashmë Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Ruben Neves.

Lexo më tej: Romelu Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportin me belgun

Natyrisht për Lukakun, që do të donte të qendronte në nivele të larta, do ishte një shpëtim. Për këtë, lojtari do të donte të merrte pak më shumë kohë. Vetëkuptohet që Blues do të thoshin po, për të hequr qafe një problem të vërtetë. E oferta do të ishte superiore nga ajo që Inter dhe Juventus mund të vënë në tavolinë. Ndërkohë, sulmuesi 30-vjeçar pritet nesër në qendrën sportive të Chelsea, ku do të stërvitet si lojtarët e tjerë jashtë projektit. Për të nuk ka turne në Amerikë si pjesa tjetër e ekipit.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI