Drejtori i Playboy Gjermani Florian Boitin ka shpjeguar për Bild arsyet e propozimit që i është bërë futbollistes: “Giulia Gwinn nuk është vetëm një sportiste e jashtëzakonshme, por edhe një grua e re e bukur. Për këto arsye, një personazh si ajo është padyshim interesant për Playboy”. Sipas gazetës autoritare gjermane, futbollistja megjithatë e ka refuzuar ofertën pa e marrë në konsideratë, edhe për shkak të çështjes që lidhet me të drejtat e imazhit. Prandaj tifozët e 24-vjeçares do të duhet të “ngushëllohen” me imazhet e publikuara në profilin e saj gjithmonë të përditësuar në Instagram.