Flash

Mamaja e Dele Alli mohon historitë e të birit: “I kanë bërë lavazh truri”

Lapsi.al 17 July 2023
Mamaja e Dele Alli mohon historitë e të birit: “I kanë

Ditët e fundit, rrëfimi i bërë nga Dele Alli në podkastin e Gary Neville The Overlap kanë shkaktuar shumë diskutime. Zbulime tronditëse, me mesfushorin anglez që tha se kishte jetuar një fëmijëri të tmerrshme mes ngacmimeve seksuale, duhanit dhe shpërndarjes së drogës. Një e kaluar shumë e rëndë e cila, sipas tij, i ka kushtëzuar jetën dhe karrierën. Aq sa Dele Alli u desh të futej në një qendër rehabilitimi për t'u përballur me varësitë ndaj të cilave ishte skllav.

Vetëm se, orët e fundit, nëna natyrale e futbollistit ka dhënë një intervistë për Ojb Sport. Gruaja ka mohuar prerë të gjitha deklaratat tronditëse të djalit të saj.

FJALËT E MAMASË SË DELE ALLI

“Dele nuk është birësuar kurrë nga askush”, nisi çuditërisht nëna e ish-mesfushorit të Tottenham. “Në moshën 7 vjeçare Dele ishte në një nga shkollat më të mira në Nigeri. Ai kurrë nuk u dërgua në Afrikë për çështje disipline. Është gënjeshtër. Ai kishte edhe një shofer që e merrte nga shkolla. Ne i kemi të gjitha dokumentet dhe fotot me të atin që kur ka lindur. Atij i kanë bërë lavazh truri”, tha ajo më pas e sigurt.

Gruaja më pas vazhdoi duke treguar versionin e saj: “Në moshën 13-vjeçare ai filloi të stërvitej pesë ditë në javë. Gjatë javës flinte në shtëpinë e shokut të tij më të mirë… vetëm gjatë fundjavave që vinte në shtëpi. Nuk mund ta shoqëroja sepse nuk kisha makinë dhe ai luante në distancë. Është thënë se kam vuajtur nga alkoolizmi dhe se e kam braktisur sepse nuk mund të kujdesesha për të. Por kjo është një gënjeshtër. Doja t'i jepja shansin më të mirë për të realizuar ëndrrën e tij, por ai ishte akoma djali im. E unë isha aty për të sa herë që ai kishte nevojë".

Më pas për ngacmimet seksuale të pësuara: “Nuk mund të ndaloja së qari kur djali im foli për abuzimin që kishte pësuar si fëmijë. Nuk e kisha idenë se ai ishte sulmuar”, u betua nëna e Dele Alli. Më pas gruaja e mbylli intervistën me një urim: “Nuk kam më kontakt me të. Shpresoj vetëm që të kem mundësinë ta shoh përsëri”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI