Flash

Shifra imponuese si i ati, 56 gola e 28 asist: djali i Rooney, Kai jep spektakël me moshat e Man Utd

Lapsi.al 17 July 2023
Shifra imponuese si i ati, 56 gola e 28 asist: djali i Rooney, Kai jep
Pothuajse të gjithë e mbajnë mend se çfarë ishte Wayne Rooney për futbollin anglez në përgjithësi, dhe për Manchester United në veçanti. 120 paraqitje dhe 53 gola për kombëtaren e Tre Luanëve e 559 paraqitje dhe 253 gola për fanellën e Djajve të Kuq. Numra që të bëjnë të kapsalliten sytë dhe lënë një vello nostalgjie në zemrat e shumë tifozëve. Ndoshta edhe për shkak të këtyre shifrave ka presion të madh ndaj djalit të tij të vogël Kai, vetëm 13 vjeç. E për momentin duket se djali i Rooney nuk po i tradhton pritshmëritë. Siç e tregojnë statistikat e raportuara këtë sezon në United Academy. Rooney Jr ka publikuar në faqen e tij në Instagram shifrat e grumbulluara në këtë sezon në radhët e United Academy: 56 gola dhe 28 asistime në të gjitha ndeshjet e luajtura me fanellën e moshave të Djajve të Kuq. Shifra të bujshme që tregojnë se thënia "bëmë baba të të ngjaj" mund të funksionojë vërtet në këtë rast. Djali i Rooney tashmë ka bërë bujë këtë sezon, duke u vënë re në disa raste veçanërisht. Në një humbje rokamboleske të pësuar nga Liverpool të së njëjtës grupmoshë (5-4 për Reds) ai shënoi të 4 golat e Man Utd. Pastaj edhe kur hyri në listën e golashënuesve me një gol të rëndë në fitoren 2-0 ndaj City, në finalen e Kupës Kombëtare U-13 të Veriut. Tifozët e Djajve të Kuq besojnë vërtetë. A do të jetë vërtet Kai në gjendje të ndjekë gjurmët e babait Wayne?

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI