Flash

"La fin", fraza e Lukakut çmend tifozët e Juventus në rrjetet sociale

Lapsi.al 17 July 2023
"La fin", fraza e Lukakut çmend tifozët e Juventus në
Romelu Lukaku vazhdon të tërheqë mbi veten pakënaqësitë e një pjesë të tifozerisë dhe shpresa të pjesës tjetër. Pas një kohe të gjatë të kaluar në heshtje, sulmuesi belg është rishfaqur në mënyrën e tij në rrjetet sociale. Asnjë deklaratë për atë që po ndodh me Inter, Juventus dhe Chelsea, por vetëm foto që e tregojnë atë larg fushës. Pastaj një fjali e përbërë nga vetëm dy fjalë 'La fin'. Kanë mjaftuar ato dy fjalë për të tërhequr vëmendjen e tifozëve të Juventus, që mund të ndryshojnë mendje për ardhjen e sulmuesit belg. Romelu Lukaku u kthye të bëhet i gjallë në rrjetet sociale e ka dashur të postojë foto dhe një video me “rroba civile”. Pa top, pa fanellë futbolli, pa stadium. Foto të thjeshta të një realiteti normal dhe sikur asgjë të mos kishte ndodhur këto ditë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të Juventusit ishte fraza e shkruar në frëngjisht: “La fin...” që e përkthyer në italisht do të thotë “Fundi”. Për të cilin askush nuk e di për momentin, por tifozët e Juventus në rrjetet sociale kanë nisur të bëjnë arsyetime të çuditshme. Motoja e Juventus është “Deri në fund”. Tifozët e Juventusit e kanë interpretuar atë “La fin...” si referencë ndaj frazës që lidhet me Zonjën e Vjetër. Ndoshta një interpretim paksa imagjinativ, por që po intrigon tifozët. Ata bardhezinj janë gati të betohen se marrëveshja do të bëhet menjëherë pas kalimit të Cuadrado te Inter. Tani për tani, misteri i mbishkrimit mbetet. Ai mund të shihet si fundi i diçkaje nga e kaluara dhe fillimi i një kapitulli të ri të jetës: një kapitull bardh e zi?

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI