Flash

Në Mezokozvezd, dita e të vërtetës për Partizanin: Zekic “imiton” formacionin e Tiranës

Lapsi.al 18 July 2023
Në Mezokozvezd, dita e të vërtetës për Partizanin:

Një ndeshje për tu fituar, kundër një kundërshtari më të kuotuar, në një fushë asnjëanëse. Partizani, pas 1-1 në Tiranë, duhet të tentojë fitoren në transfertën e Mezokozvezd të Hungarisë, ku mbërriti pasditen e djeshme. Kthimi kundër bjellorusëve të BATE Borisov, e vlefshme për turin e parë të Champions League do të luhet në 20.00. Tekniku Zoran Zekic i ka idetë e qarta dhe pothuaj nuk ka asnjë dilemë që t’i shqetësojë mendimet mbi formacionin.

NË MES EDHE STUHIA E SHIUT

Në orën 19:30 skuadra zbarkoi për stërvitjen në fushën e stadiumit, menjëherë pasi një stuhi shiu goditi qytetit verior të Hungarisë. Reshjet e furishme madje rrezikuan seancë e rifiniturës së kryeqytetasve. Gjithsesi, moti u përmirësua dhe seanca e djeshme u krye pa problem. Tendenca e Zekic ishte të mbante skuadrën në ritmin e duhur fizik. Kroati i kishte zgjidhur çështjet taktike në stadiumin e Kamzës, i përzgjedhur pikërisht për shkak të terrenit me bar natyral, në funksion të ndeshjes me BATE Borisov.

Lexo më tej: Video/ Shtylla shpëton BATE Borisov, vetëm barazim për Partizanin: Cara i përgjigjet Antilevskit

FORMACIONI

Zekiç nuk ka ndërmend të bëjë lëvizje në formacion në këtë përballje të dytë. Kroati do të imitojë seleksionin e ndeshjes së parë në Tiranë, duke parë se skuadra u përgjigj mire. Kështu, formacioni duhet të jetë i njëjti. Përpara Qirkos, që ripropozohet në portë, do të jenë Hadroji dhe Atanaskoski në krahë, ndërsa Sembene e Sota do të mbrojnë qendrën. Mehmeti bindi në mesfushë dhe duhet të jetë sërish në treshen e mesfushës së bashku me Rrapajn dhe Muratajn. Nga ana tjetër, as sulmi nuk do të ndryshojë. Cara, Mba dhe Da Silva me shumë mundësi do të përbëjnë ofensivën e të kuqve.

Portier: Qirko

Mbrojtës: Hadroji, Sota, Sembene, Atanaskoski

Mesfushorë: Rrapaj, Mehmeti, Murataj

Sulmues: Cara, Mba, Da Silva

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI