Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Zbërthehet rrjeti i prostitucionit në Athinë, në pranga edhe një shqiptar

Lapsi.al 18 June 2023
Zbërthehet rrjeti i prostitucionit në Athinë, në pranga edhe

Mediat greke kanë zbuluar detaje për goditjen e një rrjeti të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion në Athinë. Pjesë e organizatës ka qenë edhe një shqiptar. “Protothema” shkruan se rrjeti drejtohej nga një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar. Është identifikuar si bashkëpunëtor edhe partneri i saj, një shqiptar 35 vjeç. Pjesë e grupit ishte edhe një tjetër grua nga Uzbekistani si dhe një bullgar, i cili transportonte vajzat për në Athinë.

Rrjeti u zbulua pas përpjekjes së njërës prej vajzave të shfrytëzuara për t’u arratisur. Ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan policinë. Policia zbuloi se ishte 40-vjeçarja uzbeke dhe partneri i saj 35-vjeçar shqiptar që “peshkonin” vajza të reja nga Uzbekistani duke u ofruar punë “të arta” në Greqi. Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas mbaheshin në kushte çnjerëzore.

Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike ku edhe i shfrytëzonin vajzat. Vajzat në kushte të vështira jetese kontaktoheshin fillimisht online ku u premtohej punë e ligjshme me 600 euro në ditë. Vajza u tha hetuesve se priste klientë për 12 orë pa pushim, madje edhe në ditët kur kishte menstruacione… Ajo mbante vetëm 10 euro për çdo klient pasi duhet të shlyente borxhin e ardhjes në Greqi.

40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj shqiptar thuhet se kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi i saj. Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro. Tutorja e kuptoi këtë dhe shkoi në shtëpinë publike për ta ndëshkuar. Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave të tjera për ta bërë shembull për të tjerat.

Më pas, e çoi në një banesë ku e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige. Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë. Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten lajmëruan policinë e cila bastisi banesën. Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj. Policia vuri në pranga 40-vjeçaren uzbeke. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI