Flash

Shqipëri-Moldavi, Policia e Shtetit zbardh planin e masave të sigurisë

Lapsi.al 16 June 2023
Shqipëri-Moldavi, Policia e Shtetit zbardh planin e masave të

Ditën e nesërme, më 17 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të ndeshet në “Air Albania” ndaj Moldavisë, një ndeshje tepër e rëndësishme për ne e cila vlen për kualifikueset e Euro 2024.

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet në datën 17 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:

Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Moldavisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të hyjnë tifozët;

Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

Federatën Shqiptare të Futbollit;

Policinë Bashkiake;

Shërbimin Zjarrfikës;

Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Moldavisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;

-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;

-rruga “Gjergj Filipi”;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;

-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për zbatimin e rregullave të hyrjes dhe të qëndrimit në stadium, si dhe respektimin e masave kufizuese për qarkullimin, në mënyrë që të sigurojmë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Sigurojmë të gjithë qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të garantuar standardet e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Të këshilluara

Reshjet e dendura përmbytin Kuçovën

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës pasditen e sotme. Mësohet se të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështir...

17:16

TEA po vjen… kush është ajo?!

Ditët e fundit në rrjetet sociale të personazheve publike është bërë virale një video me titullin “TEA... po vjen”. Por kjo fushatë misterioze nuk zbulon asgjë ...

15:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI