Flash

"Ndjesë të thellë, jam në një marrëdhënie intime me vajzën" Jep dorëheqjen Safet Gjici

Lapsi.al 16 June 2023
"Ndjesë të thellë, jam në një

Safet Gjici jep doreheqjen nga kryetar bashkie i Kukësit. Në rrjetet sociale ka publikuar një mesazh ku kërkon ndjesë dhe thotë se është në një marrëdhënie intime me vajzën që shfaqet në video. Gjici thotë se iu ngrit një kurth "të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje".

"Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!"

Lexo edhe: Video skandali gojor/Safet Gjici edhe me femrat vetëm “PERPARA”

Të këshilluara

Skandal seksual me një tjetër kryebashkiak

Video e një skandali seksual ku duket i përfshirë në zyrën e tij një kryebashkiak po qarkullon në rrjete. Ne videon disa minutëshe duket krybashkiaku që krye...

12:27

VIDEO/ Bie ekrani, panik në Forumin e Prespës

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në Forumin e Prespës. Një pjesë e skenës është rrëzuar kur ishte duke folur në panel Miroslav Jenca. Ai është ndihmës-Sekr...

23:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI