Flash

VIDEO/ Bie ekrani, panik në Forumin e Prespës

Lapsi.al 15 June 2023
VIDEO/ Bie ekrani, panik në Forumin e Prespës

Një incident ka ndodhur këtë të enjte në Forumin e Prespës. Një pjesë e skenës është rrëzuar kur ishte duke folur në panel Miroslav Jenca. Ai është ndihmës-Sekretar i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së. Jença ka shpëtuar pa lëndime, por kjo ka shkaktuar panik tek të pranishmit.

Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar videon e incidentit. 

[video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/W41A5-1.mp4"][/video]

Forumi i Prespës organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Përveç zyrtarëve të lartë të këtij vendi marrin pjesë edhe zyrtarë të shumtë të vendeve të rajonit dhe nga bota. Forumi i këtij viti ka një rëndësi të veçantë për vendin dhe rajonin, duke pasur parasysh se më 17 qershor shënohet 5-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me të cilin u zgjidh kontesti i emrit të vendit dhe u mundësua anëtarësimi i vendit në NATO.

Programi i forumit të këtij viti, ndër të tjera, do të përfshijë edhe diskutime mbi çështjet e ndjeshme rajonale, ato të politikës dhe sigurisë evropiane, të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, perspektivave për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bie rrufeja në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është zhytyr në terr të plotë pasi një rrufe ka goditur transformatorin që furnizon ambientin me energji elektrike. Deputetët të cilët ndod...

19:48

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI