Flash

Dalin bisedat audio/ Refugjatët: Nuk duam që anija të mbytet

Lapsi.al 15 June 2023
Dalin bisedat audio/ Refugjatët: Nuk duam që anija të mbytet

Mediat greke kanë publikuar dy materiale audio që tregojnë më shumë për ankthin e refugjatëve që ndodheshin në bordin e anijes fatale të peshkimit që u mbyt në brigjet e Pylos. Të paktën 78 persona janë konfirmuar si të mbytur, por shumë janë të zhdukur pasi mendohet se varka mbante 750 persona me vete. 11 egjiptianë janë arrestuar si organizatorë të trafikut të klandestinëve.

Protothema” ka publikuar bisedat audio të bëra pak minuta para mbytjes së anijes nga aktivistja Nawal Sufi. Ajo arriti të kontaktojë një nga refugjatët në bordin e anijes së peshkimit. Regjistrimet janë bërë nga ora 01:25 deri në 01:52 të mëngjesit të së mërkurës.

Biseda e parë

Aktivistja: Gjithçka do të jetë mirë. Mos shkoni majtas apo djathtas, prisni atje derisa të vijë ndihma.

Pasagjeri: Nuk duam që anija të përmbyset.

Aktivistja: Varka do të vijë t'ju sjellë ujë, por kujdes nëse shkoni të gjithë në një anë, varka do të përmbyset.

Biseda e dytë

Në audion e dytë, një nga refugjatët i thotë aktivistes se një nga bashkudhëtarët e tij po flet për njerëz të vdekur.

Refugjati: Një burrë nga varka ime, thotë se kanë vdekur 6 persona.

Aktivistja: 6 personat janë të moshuar apo foshnja?

Refugjati: Nuk e di.

Aktivistja: Mirë. Oh Zoti im. Më lejoni të flas me guvernatorin. Ata duhet të qetësohen, jo të shpejtojnë sepse varka do të ngadalësohet. Unë dua nga ju të më njoftoni se çfarë po ndodh. Më dërgoni një mesazh ose më telefononi.

Gjatë të njëjtit komunikim, gruaja u jep edhe udhëzime.

Aktivistja: Vetëm 1 ose 2 ose 3 të marrin ujin ose jelekët e shpëtimit dhe të gjithë të tjerët të qëndrojnë në vendet e tyre. A më kuptove; Unë jam e sigurt se ata do t'ju gjejnë dhe do t'ju shpëtojnë. Jini të durueshëm, kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por ata do të vijnë.

Në fakt kur ekipet e emergjencës shkuan ishte shumë vonë. ©LAPSI.al

Boat before it sank

Të këshilluara

Bie rrufeja në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës është zhytyr në terr të plotë pasi një rrufe ka goditur transformatorin që furnizon ambientin me energji elektrike. Deputetët të cilët ndod...

19:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI