Flash

Karamuço: Një ish-kryebashkiak në pranga së shpejti

Lapsi.al 5 June 2023
Karamuço: Një ish-kryebashkiak në pranga së shpejti

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar në Top Talk se një ish-kryebashkiak së shpejti mund të përfundojë në pranga dhe se për të është shkruar edhe fletëarresti.

Sipas tij nëse ky ish kryebashkiak, të cilit nuk ia zbuloi emrin, arrestohet atëherë më shqetësues është fakti që ka rrjedhje informacioni nga përfaqësues të strukturave si SPAK apo Policia e Shtetit dhe për këtë duhen bërë hetime.

“Po flitet këto minutat e fundit për një tjetër arrestim që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal në një nga bashkitë kryesore të vendit, ende e pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet atëherë do të kuptohet që edhe për të ka pasur rrjedhje informacioni, pasi që të shtunën ky informacion është bërë publik nga gazetarë që e kanë marrë këtë informacion nga përfaqësues së strukturave”, tha Karamuço.

“Nëse do bëhet një arrestim, do bëhet publik. Nëse kjo që ka ndodhur aktualisht me këtë ish kryetarin e bashkisë rezulton me arrestim, kemi gjithë të drejtën të dyshojmë se ku po rrjedh ky informacion. Po e bën këtë Byroja Kombëtare, a vet një prokuror i SPAK-ut apo Policia e Shtetit që vjen në ndihmë për të kryer arrestimet. Për këtë duhet të këtë hetime konkrete”, shtoi eksperti.

Kur pritet ky arrestim i bujshëm?

Karamuço: Nuk e di. Nëse do të thoja kur pritet arrestimi, atëherë ka rrjedhur informacion më shumë se çduhet të rridhte, pasi ka arritur në veshët e mi.

Ka urdhër arresti?

Karamuço: Ende i pakonfirmuar por gazetarët thonë po.

Të këshilluara

Tiranë, përfshihet nga flakët një pallat

Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në rrugën “Reshit Petrela”. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një ndërtesë te...

17:49

Basha: Boll me revolucion, i ka dalë boja

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit nga ku ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit n...

19:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI