Flash

Diplomati gjerman: Ka pasur huliganë të cilët kanë ardhur edhe nga Serbia në veri të Kosovës

Lapsi.al 5 June 2023
Diplomati gjerman: Ka pasur huliganë të cilët kanë ardhur

Për Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit pas incidenteve në pjesën veriore të Kosovës, derisa sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është “shumë i zemëruar dhe zhgënjyer”.

“Palët në konflikt tashmë kanë humbur një pjesë të madhe të besimit. Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë dyshim se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij me mençuri dhe vendosmëri. Ka një mandat të qartë dhe nuk ka ndryshuar. Kemi bërë thirrje për maturi. Problemi është se përderisa shumica etnike serbe në këto katër komuna veriore nuk merr pjesë në zgjedhje, problemi nuk do të zgjidhet”, tha ai për mediumin gjerman Table Berlin.

“Fillimisht, më duhet të them atë që i thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: Secili është përgjegjës për veprimet e veta. Natyrisht, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbjellë mosbesim shtesë me deklaratat dhe sjelljen e tij në javët e fundit”.

Ai theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i çuar kryetarët e komunave me përcjellje policore “është një gabim për të cilin ajo mban përgjegjësi politike”.

Kur pyetet për përgjegjësinë e palës serbe, diplomati gjerman thekson se “mbajnë përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë”.

“Nuk duhet të gënjejmë se këta ishin vetëm qytetarë të Mitrovicës së Veriut. Ata nuk ishin”, potencoi ai.

“Aty ka pasur huliganë, të cilët kanë ardhur edhe nga Serbia në veri të Kosovës, të cilët dinë saktësisht se si të veprojnë brutalisht kundër palës tjetër. Por duhet kujtuar gjithashtu se protestat paqësore që po i shohim prej disa ditësh janë përkrahur gjerësisht nga popullata serbe e Kosovës në veri. Sidomos nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut, e cila në asnjë mënyrë nuk i përket huliganëve”, tha ai, përcjell AP.

Sarrazin ka potencuar se zgjedhjet e reja në veri “do ishin një hap pozitiv”, teksa shton se dialogu i udhëhequr nga BE-ja duhet të vazhdojë.

“Ne e mbështesim plotësisht të dërguarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak. Kancelari Scholz dhe presidenti Macron i mbështetën prerazi këto përpjekje për dialog në bisedimet e përbashkëta me krerët e shteteve nga Kosova dhe Serbia të mërkurën në Moldavi. Prioriteti këtu është kthimi në tryezën e bisedimeve, qetësimi i situatës në veri, zgjedhjet e reja dhe zbatimi i marrëveshjes bazë mes dy shteteve”, ka deklaruar ai.

Të këshilluara

Tiranë, përfshihet nga flakët një pallat

Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në rrugën “Reshit Petrela”. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një ndërtesë te...

17:49

Basha: Boll me revolucion, i ka dalë boja

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit nga ku ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit n...

19:40

Përfundon rinumërimi, Rogozhina i mbetet PS

Rinumërimi i votave për kryebashkiakun e Rrogozhinës ka përfunduar. Diferenca mes kandidatëve është 23 vota nga 30 që ka qenë më herët, por rezultati nuk ka ndr...

19:17

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI