Flash

Përplasja e dy anijeve të mallrave në Egje, 120 minuta tension dhe provë për marrëdhëniet Greqi-Turqi

Lapsi.al 3 June 2023
Përplasja e dy anijeve të mallrave në Egje, 120 minuta tension

Përplasja e dy anijeve mallrash mesditën e së premtes, 9 milje detare në veri-veriperëndim të Kios, ngriti alarmin tek autoritetet greke, mes frikës se turqit mund të përfitonin nga kjo dhe të shkaktonin një incident.

Ndërkohë, aksidenti ndodhi në një zonë ku kufijtë e kërkim-shpëtimit përkojnë me FIR të Athinës dhe për rrjedhojë përgjegjësinë e kanë Autoritetet Greke.

Megjithatë, fakti që forcat turke u turrën në vendngjarje, dëshmon pretendimet e Ankarasë, e cila ka shprehur dëshirën për të zgjeruar zonën e saj të përgjegjësisë në Egje në këtë zonë.

Për 120 minuta, mobilizimi në qendrat e operacionit në GEETHA ishte i madh, me pranin dhe të ministrit të Shërbimit, Theodoros Kliaris dhe oficerë të lartë të rojes bregdetare.

Megjithatë, në momentet kritike të pranisë së forcave greke në pikën e konfliktit u ngrit një çështje tjetër. Kur roja bregdetare tentoi të kontaktonte me kapitenët e dy anijeve, njëri prej tyre nuk u përgjigj.

Oficerët e rojes bregdetare kuptuan se kapiteni po komunikonte dhe merrte urdhra nga turqit, duke shmangur me vetëdije çdo komunikim me ekipin grek të shpëtimit. Siç u konstatua, në anijen specifike, e cila kishte pësuar shumë dëmtime, me emrin “ANT” dhe flamur të Vanuatu, 10 nga 13 anëtarët e ekuipazhit ishin turq.

Ndërkohë, një përfaqësues i rojës bregdetare të Greqisë, zbriti në kuvertë dhe i bëri të qartë kapitenit se anija ndodhet në një zonë ku Greqia ka kompetencën për kërkim-shpëtim dhe e vetmja ndihmë mund t’i jepet nga autoritetet greke.

Pasi kapiteni iu përgjigj se “nuk po përballen me asnjë problem”, anija nisi të lëvizte me të njëjtat forca drejt brigjeve turke. Megjithatë, vlen të theksohet se thyerja, të cilën ajo kishte pësuar, u cilësua si “tronditëse” nga efektivët e forcave greke që e panë nga afër, ndërsa fatmirësisht nuk u shkaktua asnjë ndotje.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mjeti ishte parkuar pranë bashkisë së Durrësit. Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjeti...

10:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI