Flash

Albin Kurti flet për Washington Post: Nuk përkulem nga kërkesat për largim të njësive speciale

Lapsi.al 3 June 2023
Albin Kurti flet për Washington Post: Nuk përkulem nga kërkesat

Perëndimi dëshiron vetëm që të mbajë paqen, i ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës prestigjioze amerikane The Washington Post, duke folur për krizën mëse një-javore në pjesën veriore të vendit që erdhi si pasojë e instalimit me forcë të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Për Kurtin, siç i thotë ai WP-së, nuk bëhet fjalë “të përkulet” ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale “derisa protestuesit (e dhunshëm) të shpërndahen ose arrestohen”.

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare". Kurti i tha gazetës amerikane se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm” i Kosovës, por se “tash është gjithashtu koha që të flasim të vërtetën tonë demokratike ndaj autoritarëve në pushtet”.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë)”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

“Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Mjeti ishte parkuar pranë bashkisë së Durrësit. Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjeti...

10:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI