Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Rama bën si i habitur pas 10 vitesh në pushtet: Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë, si mund të ndodhë kjo?

Lapsi.al 2 June 2023
Rama bën si i habitur pas 10 vitesh në pushtet: Një sekretare e

Gjatë turit të falenderimeve në Tiranë, kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpeh se para pak orësh ka dëgjuar për një situatë që thotë se e ka vënë në siklet.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë”, tha Rama, teksa shtroi pyetjen se “si mund të ndodhë kjo?”

Kryeministri Rama thotë se për drejtësinë e barabartë për të gjithë nuk ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd.

Edi Rama: Para pak orësh, dëgjova për një situatë që realisht të vë në siklet të jashtëzakonshëm një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë Lekë, si mund të ndodhë kjo? Natyrisht që ana e pëlqyeshme e kësaj është një kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti, uroj të ketë sa më shumë të tilla dhe nuk mund të uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla sepse është diçka e rëndë dhe mungesa e sensit të patriotizmit, të detyrës, të etikës në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli, është realisht e tmerrshme.

Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, e kemi hapur vetë sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësuinë e qeverisjes së vendit duke mbajtur këmbën tek kapaku i asaj kutie duke vazhduar avazin ku të fuqishmit e këtij vendi kurrë nuk janë thirrur nga drejtësia. 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë sepse kjo është arsye pse unë bëj këtë punë që bëj.

Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër, në këtë rrugë nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka kompromis me askënd. Unë e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt. Kjo është rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me situata të vështira, njerëz që kanë marrë gjithçka.

Ne duhet që paralelisht, të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që bëjmë, këtu janë gjërat e ndara, por duhet të jemi shumë të angazhuar që këtë gjë ta themi me njëri-tjetrin dhe ata njerëz që marrin një detyrë ta dinë se çfarë po marrin. Ata që kanë një detyrë të mos kërkojnë përtej detyrës gjithçka, nuk kam parasysh penalet, por ato personalet, të panumërta.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43