Flash

Haradinaj shfaqet si Zelensky: Mocion mosbesimi për qeverinë Kurti

Lapsi.al 31 May 2023
Haradinaj shfaqet si Zelensky: Mocion mosbesimi për qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se inicimin e një mocioni mosbesimi për qeverinë “Kurti”. Sipas tij, rrëzimi i kryeministrit Kurti nga pushteti është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit. Kreu i AAK-së e bëri njoftimin pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë kur doli para mediave me një bluzë të ngjashme me atë të presidentit ukrainas Volodimir Zelernsky me simbolet e NATO-s.

“Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në deri edhe tek sanksionet nga SHBA-të ndaj Kosovës. Do të fillojmë konsultimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi dhe besojmë që mocioni është zgjidhja në këtë situatë të krijuar”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se për mocionin e mosbesimit kanë nisur konsultimet me partitë.

“Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve, parlamentare besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi…Besoj që nuk është çështje më pozitë, opozitë është çështje me ruajtur Kosovën, me ruajtur aleancën me aleatin tonë të sigurisë me garantin tonë që është Amerika. çdo herë që u rreziku policia jonë në veri ishin amerikanët, ushtarët, KFOR amerikan që u vu në mbrojtje të policisë sonë. Unë besoj që do të përkrahet mocioni nga të gjitha, nga një shumicë e nevojshme po”, theksoi Haradinaj.

Duke folur për deklaratat e Kurtit për sekretarin amerikan, Antony Blinken, Haradinaj ka thënë se Kurti vazhdoi me planin e tij për konflikt që është në interes të Putinit.

“Kryeministri Kurti, në vend që të bashkëpunojë me SHBA-të me planin e tyre për integrim të veriut ka vazhduar me një plan të vetin për të nxitur për të krijuar një palë për konflikt e që është interes i Rusisë dhe Putinit, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën, por ka vazhduar të nxisë një konflikt në veri që është interes i Putinit. Puna e gjatë shumë e vështirë e Kosovës që ushtria jonë me qenë në rresht me ushtritë e NATO, Amerikës e suksese i arritur që do të ishte baza për partneritet për paqe dhe NATO është rrezikuar dje nga vendimi për largimin e ushtrisë së Kosovës nga ushtrimi mbrojtës 2023.

Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurti, që në emër të Kosovës dhe popullit të Kosovës me iu drejtua përmes mediave sekretarit Blinken me fjalinë që iu ka drejtua. Atë fjalor e ka përdorur në raste të caktuara Zaharova që është zëdhënësja e ministres ruse, Kurti ka shkuar në ekstrem të një komunikimi fyes për aleatin tonë dhe garantin tonë kryesor të sigurisë pa të cilin edhe sot gjendja e sigurisë në veri do të ishte edhe më e keqe”, - tha ai.

Prej disa ditësh në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar të tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

Të këshilluara

Mat, mbytet një person te “Ura e Zogut”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te “Ura e Zogut” në lumin Mat, ku një person është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se për nxjerrjen e trupit të pa...

18:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI