Flash

Kërkesa e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Kamëz, KAS i jep 24 orë kohë për të bërë verifikimet

Lapsi.al 31 May 2023
Kërkesa e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka shqyrtuar sot kërkesën ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Kamzës. Në përfundim të diskutimit, KAS i dha afat 24 orë për të bërë verifikimet për atë çfarë pretendojnë dhe provat që kanë marrë.

“Për pjesën e ankuesit, të koalicionit Bashkë Fitojmë i japim afat deri ditën e nesërme. Për arsye se ju i keni marrë tashmë të gjitha provat nga administrata e KQZ, i keni të sqaruara në ankim për çfarë pretendoni dhe thjesht do bëni një verifikim për atë çfarë pretendoni dhe provat që ju keni marrë. Palë të tjera në raste të tjera ne i kemi dhënë afat për të plotësuar ankimin 24 orë, megjithë kohën që i është dashur për të marrë provat nga KQZ. Pra në momentin që keni marrë provat është një afat i mjaftueshëm që ju ti sillni dhe ti dorëzoni pranë KAS”, tha përfaqësuesi i KAS.

Kerkesa ankimore

3. Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 81, datë 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashke Fitojmë” me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 536, datë 20.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonen zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Ekspertimin kompjuterik të çdo pajisjeje elektronike që është e pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike. Kjo të realizohet nga ekspertë të huaj të pavarur nga institucionet shtetërore apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Për këtë nevojitet që pajisjet të ruhen në kushte të përshtatshme në gjendjen aktuale me qëllim mosndërhyrjen nga personat e paautorizuar si dhe të mirëruajtura nga agjentet atmosferike. Krahasimin e rezultatit elektronik të zgjedhjeve me rezultatin fizik (fletëve të votimit të gjendura në kuti), për çdo qendër votimi. Për këtë kërkohet një proces sa me transparent dhe gjithëpërfshirës; Kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të përdorura brenda qendrave të votimit me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qendrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi, evidentimin e mosnënshkrimit të deklaratave përkatëse për votuesit që janë shoqëruar, evidentimin e votimit nga vetë operatorët e PEVN-ve, evidentimin e votimit të komisionerëve për llogari të votuesve. Krahasimin e kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo QV në Bashkinë Kamëz, në lidhje me pajisjen e identifikimit të votuesve (PED); Rinumërimin dhe Rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Kamëz dhe miratim i tabelës përmbledhëse për zonen zgjedhore Bashkia Kamëz duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave; Pavlefshmëri të zgjedhjeve të zhvilluara në zonën zgjedhore Bashkia Kamez; si dhe së fundmi, pasi të jenë kryer veprimet e mësipërme dhe të keni krijuar bindjen Tuaj institucionale se kjo nuk është vota e qytetarëve, nga ana Juaj kërkojmë: Përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë si dhe të Këshillit të Bashkisë Kamëz”.

Të këshilluara

Mat, mbytet një person te “Ura e Zogut”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te “Ura e Zogut” në lumin Mat, ku një person është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se për nxjerrjen e trupit të pa...

18:51

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI