Flash

Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester City në finale kundër Inter

Lapsi.al 17 May 2023
Video/ Poker i bujshëm ndaj Real Madrid: Guardiola hakmerret, Manchester
Manchester City i Pep Guardiola do të sfidojë Inter të Simone Inzaghi në finalen e Champions League 2022/23 në Stamboll. Suksesi i bujshëm 4-0 ndaj Real Madrid në Etihad Stadium eliminon mbretërit e komepticionit. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Citizens rrëmbejnë kalimin për finalen e Champions, e dyta në tre vitet e fundit. Guardiola tani ëndërron të ngrejë në qiell Kupën me veshë të mëdhenj. Për ti dërguar të tijtë në Turqi mendoi Bernardo Silva, në një formë brilante. Portugezi, fillimisht me një të majtë të hidhur (23') dhe më pas me kokë (37'), rrëzoi Real Madrid. Blancos pastaj fundosën veten plotësisht me autogolin e Militao (76'). Në shtesë pastaj Alvarez i dha përmasa disfatës së Madrid. Manchester City do të sfidojë Inter për trofeun e Champions League në finalen e Stambollit më 10 qershor. Të besuarit e Pep Guardiola, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Bernabeu, mposhtën skuadrën e Ancelotti me një rezultat të zhurmshëm 4-0. Lexo më tej: Video/ Feston Inter, pas 13 vitesh në finalen e Champions: Lautaro mbyt Milan e shkon në Stamboll Pritjet e Courtois ndaj Haaland vetëm sa shtynë avantazhin e anglezëve që zhbllokuan rezultatin në minutën e 23' me Bernardo Silva. Ai nënshkroi pastaj edhe 2-0 në minutën e 37'. Kualifikimi, i orientuar që në pushim, u vendos përfundimisht në kasafortë me autogolin e Militao. Në shtesë erdhi edhe pokeri i nënshkruar nga Julian Alvarez. City vrapon tashmë drejt një triplete të jashtzakonshme, pasi ka kampionatin në xhep dhe do të luajë finalen e FA Cup kundër kushërinjve të United më 3 qershor. E pastaj është akti i fundit i Champions League kundër Inter...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI