Flash

Pesë italiane në Champions? E komplikuar, por e mundur: ja të gjitha kombinimet me renditjen e Serie A

Lapsi.al 17 May 2023
Pesë italiane në Champions? E komplikuar, por e mundur: ja të

Italia këtë sezon ka qenë protagoniste e madhe e kupave europiane. E sezonin e ardhshëm mund të sigurojë rekordin e pesë paraqitjeve në Champions League. Hipotezë e ndërlikuar, por e mundshme në varësi të renditjes në Serie A. Le të shohim të gjitha kombinimet më poshtë.

INTER FITON CHAMPIONS E RENDITET NË 4 TË PARËT NË SERIE A

Nëse Inter do të triumfonte në finalen e Stambollit dhe do ta përfundonte sezonin në katër të parat e Serie A, asgjë nuk do të ndryshonte. Nuk do të lirohej asnjë vend dhe italianet do të mbeteshin 4 në Champions League. Megjithatë, nëse Inter fiton turneun, zikaltrit do të ishin kokë serie së bashku me Napolin. (Nëse Interi nuk arrin të fitojë finalen në Stamboll, por përfundon në katër të parët, do të kualifikohen në nivelin e dytë).

INTER FITON CHAMPIONS E RENDITET JASHTË 4 TË PARËVE

Nëse Interi fiton finalen në Stamboll, por e përfundon sezonin jashtë katër të parëve në kampionat gjërat ndryshojnë. Ata do të kualifikohen në edicionin e ardhshëm si kokë grupi dhe Italia do të ketë pesë skuadra në Champions. Fituesi i turneut plus katër më të mirat e Serie A.

EUROPA LEAGUE FITOHET NGA ROMA OSE JUVENTUS

Nëse një mes Romës ose Juventus do të fitonte Europa League, ata do të shkonin direkt në fazën e grupeve të Champions. Nëse fituesi i turneut do ta përfundonte sezonin në katër të parët e Serie A, italianët në Champions League do të mbeten katër. Nëse fituesi do ta përfundonte kampionatin jashtë katër të parëve, do të ishin pesë italiane në Champions League. Gjithçka me Juventusin ende duke u përballur me vendimin e ri për çështjen e fitimeve kapitale dhe më pas me verdiktin përfundimtar të UEFA-s për këtë çështje.

CHAMPIONS: VENDI I KATËRT MUND TË MOS MJAFTOJË

Ndër kombinimet e mundshme është edhe një që do të përjashtonte nga Champions të katërtin në Serie A. Një situatë e pamundur, por që duhet të regjistrohet. Nëse Champions League dhe Europa League do të fitoheshin nga dy skuadra që nuk e mbyllin sezonin në katër të parët e Serie A, të dyja do të kualifikoheshin në edicionin e ardhshëm si kokë grupi. Por në këtë pikë, vetëm tre më të mirat e kualifikuara në kampionat do të shkonin së bashku me ta. I katërti dhe fituesi i Kupës së Italisë do të kualifikohen përkatësisht në Europa League dhe Conference League.

TRIS ITALIAN: 8 ITALIANE NË EUROPË

Nëse Italia do të bënte një treis të pabesueshme në Champions League, Europa League dhe Conference League, tre të parat në Serie A plus fituesi i turneut dhe fituesi i Europa League do të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Vendi i katërt dhe i pestë në kampionat dhe fituesi i Conference do të shkonte në Europa League, për gjithsej tetë italiane në Evropë, maksimumi i lejuar. Në këtë rast askush nuk do të merrte pjesë në Conference League, vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI