Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Nuk pranoi të vishte fanellën 'ylber' e i kthehet keq zv/kryebashkiakes: Toulouse pezullon marokenin

Lapsi.al 16 May 2023
Nuk pranoi të vishte fanellën 'ylber' e i kthehet keq
Këto ditë në Francë nuk flitet për asgjë tjetër. Sulmuesi i Toulouse, Zakaria Aboukhlal është pezulluar nga klubi i tij për një frazë shokuese mizogjenike. Fjalët i janë drejtuar nënkryetares së bashkisë dhe këshilltares së sportit të qytetit francez, Laurence Arribagè. Një frazë që është thënë gjatë festimeve të klubit për fitoren e fundit të Kupës së Francës. Dënim unanim për fjalët e futbollistit maroken.

FRAZA E SULMUESIT TË TOULOUSE

“Nga vij unë, gratë nuk u flasin kështu burrave”. Sipas rikonstruksionit të RMC Sport, kjo ishte fjalia e shprehur nga sulmuesi i Toulouse, Zakaria Aboukhlal. Frazë që i atribuohej nënkryetares së bashkisë Laurence Arribagè. Marokeni 23-vjeçar ishte, ndërkohë, në qendër të polemikave pasi refuzoi së bashku me tre shokë të tjerë të merrnin pjesë në ndeshjen kundër Nantes. Veprimi erdhi për të mos veshur fanellën me numrin në ngjyrat e ylberit LGBTQIA+. Tani Aboukhlal i ishte përgjigjur me këto fjalë kërkesës për heshtje nga gruaja gjatë festimeve për fitoren e Kupës së Francës. Lexo më tej: Milan e Toulouse së bashku në Europë: “Rregullorja është respektuar” Në mënyrë të pashmangshme, sjellja dhe deklarata e sulmuesit të Toulouse bëri bujë në Francë. E kështu klubi francez vendosi të pezullojë Aboukhlal. Ata publikuan një deklaratë të shkurtër në rrjetet sociale, që i referohet "akuzave serioze" për të justifikuar sanksionin e vendosur ndaj 23-vjeçarit maroken. Toulouse shpjegoi gjithashtu se sulmuesi "nuk do të stërvitet me grupin" deri në një njoftim të dytë. Deri në përfundimin e hetimeve të brendshme të nevojshme, shoqëria franceze ka raportuar se nuk do të japë deklarata të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI