Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Broja dridhet, Lukaku gjithashtu: Pochettino përgatit revolucionin e ri te Chelsea e kërkon... Osimhen

Lapsi.al 16 May 2023
Broja dridhet, Lukaku gjithashtu: Pochettino përgatit revolucionin e ri te
600 milionë euro të hedhura në kosh e tani një tjetër revolucion bëhet gati të nisë te Chelsea. Klubi londinez, i kthyer nga një sezon katastrofik, do t'ia besojë rikonstruksionin mendjes së teknikut Maurizio Pochettino. Ish-tekniku i Tottenham dhe PSG do të nënshkruajnë me Blues në orët e ardhshme. Argjentinasi megjithatë tashmë e ka të qartë se çfarë të bëjë kur të ulet në pankinë. Në Angli, në fakt, janë të sigurt se Pochettino ka kërkuar tashmë një portier, një mesfushor qendror dhe një qendërsulmues. Emri në krye të listës së dëshirave është ai i Victor Osimhen i Napolit. Vëzhguesit e Chelsea ishin tashmë në tribuna të dielën në stadiumin UPoëer në Monza për të parë ndeshjen e nigerianit. Numri 9 i teknikut Spalletti, i ndjekur edhe nga PSG, kushton shumë. Kjo nuk duket se përbën problem për arkat e pronarit të Blues, Todd Boehly. De Laurentiis ka vendosur çmimin të paktën 150 milionë euro. E negociatat mund të fillojnë në javët e ardhshme. Lexo më tej: Mauricio Pochettino kthehet në Premier League: do të sfidojë në derbi ish-skuadrën e tij Tottenham Pochettino do të vlerësojë edhe situatën e Romelu Lukaku i cili do të kthehet në Londër nga huazimi te Inter. Në këtë rast, grumbullimi do t'i japë mundësinë trajnerit të ri të vendosë nëse do të fokusohet te belgu apo jo. Ai që sheh ti mbyllet dera në fytyrë është Aubameyang, i cili do të duhet të gjejë një ekip të ri. Nuk ka asgjë të qartë mbi të ardhmen e Armando Broja. Shqiptari megjithatë është ende i dëmtuar dhe ndoshta për të Pochettino duhet të vendosë pas përgatitjeve pre-sezonale.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI