Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Video/ Empoli i Ismajlit rrëmben shpëtimin në shtëpinë e Sampdoria: Piccoli siguron qendrimin në Serie A

Lapsi.al 15 May 2023
Video/ Empoli i Ismajlit rrëmben shpëtimin në shtëpinë

Java e 35 e Serie A përfundon me një barazim 1-1 mes Sampdoria, tashmë të rënë e pa shpresë, dhe Empoli. Një pikë që vlen shpëtimi matematik për skuadrën e teknikut Zanetti. Në Marassi, Zanoli zhbllokoi ndeshjen, duke mposhtur Vicario në minutën e 34' me një goditje efektive pas asistit të Quagliarella. Vetëm në minutën e 93' Empoli sheh shpëtimit, kur Piccoli u kthye në zonë dhe shënoi një gol vendimtar për toskanët.

Goli i parë i Piccoli nuk mund të harrohet. Për të dhe për Empolin. Ai gol vlen qendrimin në Serie A për toskanët. Sampdoria tregoi zemër, krenari dhe aftësi garuese. Një gol i mrekullueshëm i Zanolit i shpëtoi nderin, u duk si mbrëmja e duhur për të buzëqeshur pak, pavarësisht rënies nga kategoria. Pastaj erdhi goditja e sulmuesit në kohën shtesë, për të shpërblyer sezonin e mirë të toskanëve.

Sektori ultras dorian shpalosi një banderolë të diskutueshme që shkruante "larg duart nga Sampdoria". Djemtë e Stankovic në fushë luajtën me dinjitet të madh. 4-2-3-1 i Zanettit mbuloi më mirë hapësirat dhe fillimisht Empoli ishte më i sigurtë. Më pas Sampdoria fitoi terren me mjeshtëri dhe harmoni, duke shfrytëzuar maksimalisht krahët dhe gjithçka u kthye në ekuilibër. Gjithësesi difernecën e bëri Quagliarella me krosimin në shtyllën e dytë ku në një gjysmë kthesë Zanoli befasoi Vicario (34'). Empoli e akuzoi goditjen që, për të thënë të drejtën, nuk e meritonte, por ajo që prodhoi ishte shumë pak deri në shtesë, kur Piccoli shënoi golin që cliroi festën e lojtarëve të teknikut Zanetti.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI