Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Tradhëti e re, Wanda Nara e Icardi fillojnë nga e para: “Jam e ndarë”. Sulmuesi reagon në rrjetet sociale

Lapsi.al 15 May 2023
Tradhëti e re, Wanda Nara e Icardi fillojnë nga e para: “Jam e

Kur më në fund dukej se ishte një çështje e mbyllur, me marrëdhënien e sistemuar aq sa për shprehjen klasike "e jetuan të lumtur e të gëzuar". Por kur bëhet fjalë për marrëdhënien e trazuar mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi, fjala fund nuk mund të përdoret kurrë. Në fakt, ditën e djeshme historia mori një tjetër kthesë, krejtësisht të papritur. Showgirl-i dhe sipërmarrësja argjentinase u kthye të deklarojë se është e ndarë. Veprimi i Wanda Nara shkaktoi reagimin e sulmuesit të Galatasaray...

Ditët e fundit, më shumë se një modele dhe influencuese kishin akuzuar argjentinasin Icardi si një joshës të vërtetë të rrjetece sociale. Ata kanë insistuar se ishin kontaktuar nga sulmuesi përmes mesazheve. Deklarata që natyrisht nuk duhet t'i kenë pëlqyer Wanda Nara. Menaxherja e Icardi, në një live të fundit në Instagram së bashku me motrën e saj Zaira, çuditërisht pretendoi se është e lirë sentimentalisht në këtë moment. E habitshme nëse mendon që mes të dyve kishin shpërthyer fotot, postime për njëri-tjetrin me mesazhe dashurie.

Lexo më tej: Icardi nuk heq dorë nga deklaratat, mesazh në rrjetet sociale për Wanda Nara: “Faji është i yti”

REAGIMI I MAURO ICARDI

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Wanda Nara dhe motra e saj iu përgjigjën pyetjeve të ndjekësve. E kur njëri prej tyre i pyeti të dy nëse ishin të fejuara, ato iu përgjigjën në kor "Jo". Ashtu siç pritej, ndjekësit e showgirl-it argjentinas kanë mbetur mjaft të habitur: “Wan, a je ndarë?”, e kanë pyetur ata. E ajo është përgjigjur pa asnjë lloj vonese dhe duke mos lënë vend për interpretim: “Jam ndarë” . Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Mauro Icardi. Duke postuar një foto të tyre të përqafuar, ai komentoi: “Romani im turk apo argjentinas”. Ashtu si në telenovelat më të mira kur dukej se kishte arritur në epilog, një kthesë vë në pikëpyetje gjithçka...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI