Flash

Anketa e “Monitor”, nga kapja e shtetit te korrupsioni, arsyet pse po protestohet

Rezultatet e anketës që “Monitor” ka organizuar për lexuesit e saj lidhur me argumentet pse prej javësh qytetarët po protestojnë. Nga kapja e shtetit te korrupsioni, janë të shumta arsyet që çojnë në një mbështetje masive prej 90% të protestave. Pritshmëritë e të anketuarve shkojnë deri te ndryshimi i Kodit Zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura dhe krijimi i një force të re politike që mund të lindë nga vetë protesta. Edhe pse anketa nuk është në asnjë rast përfaqësuese për të gjithë popullsinë, ajo përcjell një zë të një audience të arsimuar, profesionale dhe të angazhuar me zhvillimet e vendit.

14:06 Ornela Liperi

Vëzhguesit e Chelsea në Monza për Osimhen: në avantazh megjithatë është Manchester United

Lapsi.al 15 May 2023
Vëzhguesit e Chelsea në Monza për Osimhen: në avantazh

“Shoqëritë si Napoli janë mësuar të planifikojnë”, tha Luciano Spalletti pas humbjes ndaj Monza. E kushedi nëse trajneri nuk po i referohej pjesërisht edhe situatës së Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka qenë prej kohësh në fokusin e klubeve të Premier League dhe nuk është rastësi që vëzhguesit e Chelsea ishin prezent në stadiumin u-Power. Londinezët kanë dashur ta vëzhgojnë nga afër, edhe pse paraqitja e sulmuesit sigurisht nuk ishte më e mira. E megjithatë relacioni duhet të kontekstualizohet brenda një sezoni që e pa të shënonte 28 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat.

MANCHESTER UNITED NË AVANTAZH

Megjithatë, lëvizja e Chelsea nuk i ndryshon letrat në tavolinë, shpjegon il Mattino. Manchester United mbetet në avantazh për Osimhen, një interesim që filloi në verë kur iu ofrua një pagë trefishi i asaj aktuale për të luajtur "në kampionatin më të bukur në botë". Ndër të tjera, Red Devils janë edhe afër mbylljes për blerjen e Kim. Sipas gazetës kampane tani është çështje detajesh. Sido që të jetë, nuk duhet harruar se edhe Neëcastle dhe Paris Saint-Germain janë vigjilentë. Askush nga katër klubet nuk trembet nga një shifër që Napol shpreson se do të shkojë afër 150 milionë euro.

Lexo më tej: Napolitanët si në Shqipëri, e zbulon Kim: “Dua të paguaj me paratë e mia, por ata më ofrojnë gjithçka”

NAPOLI, KUSH NË VENDIN E OSIMHEN?

Nëse Osimhen do të largohet vërtet, Napoli tashmë e ka identifikuar prej kohësh zëvendësuesin. Profili i preferuar, ashtu si nigeriani, vjen nga Lille. Bëhet fjalë për Jonathan David, autori i 23 golave në 37 ndeshje sezonale. Sulmues kanadez i lindur në vitin 2000 vlerësohet nga 40 deri në 50 milionë euro. Një shifër krejtësisht e përballueshme nga Napoli. Megjithatë, ka konkurrencë për tu mundur nga skuadra të ndryshme gjermane, Bayern Munich i pari.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI