Flash

Nga Topi i Artë në stilist: Luis Figo promovon brandin e tij e zgjedh futbollistët-modelë

Lapsi.al 14 May 2023
Nga Topi i Artë në stilist: Luis Figo promovon brandin e tij e zgjedh

Nga Topi i Artë në stilist, në një çast. Si mund ta bësh? Duhet pyetur Luis Figo. Futbollisti portugez, një nga më të fortët e epokës së tij, vendosi të bëjë një ndryshim drastik në jetën e tij. Figo hoqi dorë nga roli i ish-futbollistit dhe komentatorit, për t'u zhytur në botën e modës, një sektor që e ka magjepsur gjithmonë. E kështu lindi brandi i tij.

I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Luis Figo tregoi se si lindi pasioni i tij për botën e modës. Ish-Topi i Artë zbuloi edhe me çfarë do të merret marka e tij LF, e cila mban inicialet e emrit të tij: "Është një linjë që flet për mua, më pëlqen të vishem mirë dhe të kem produkte cilësore. Kështu që ishte një gjë e natyrshme. Gruaja ime më ka dhënë shumë këshilla, mendime sepse ka shije të mirë. Unë jam shumë i frymëzuar nga Cucinelli, Piana, Zegna dhe Ford“. Luis Figo, në karrierë, luajti për Barcelonën, Madrid dhe Inter më pas jetoi në Milano që është kryeqyteti i modës: “Të jetosh në qytetet e mëdha ka qenë e dobishme dhe frymëzuese. Stili për mua është mënyra se si e tregon personalitetin tënd”.

Luis Figo ka ide të qarta për produktet dhe kë të sjellë në pasarelë për të reklamuar markën e tij: “Ne po mendojmë të prodhojmë produkte për golf, yacthting, ski, duke bashkëpunuar me marka të tjera të sektorit. Në pasarelë do të sillja Zlatan Ibrahimovic, David Beckham dhe Rafa Nadal. Por unë shikoj të përshtatshëm edhe aktorë të Hollivudit si Bradley Cooper dhe Brad Pitt”. Portugezi ka ide shumë të qarta se çfarë të prodhojë dhe kë të synojë. E gjithçka që duhet të bëjmë është të presim të admirojmë veshjet e markës LF.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI