Flash

Turpin arbitri i euroderbit: Milan nuk ka fituar kurrë me të, për Inter 3 humbje në 4 ndeshje

Lapsi.al 14 May 2023
Turpin arbitri i euroderbit: Milan nuk ka fituar kurrë me të, për

Clement Turpin do të jetë arbitri i euroderbit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndërmjet Inter e Milan. Për ndeshjen e planifikuar të martën në San Siro, francezi do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Danos dhe Pages. Njeriu i katërt do të jetë arbitrja Stephanie Frappart. Edhe VAR është gjithashtu francez, me Brisard dhe Milloit. Turpin, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të në Meazza, ka drejtuar në katër raste zikaltrit. Inter me të ka një rekord prej një fitore e tre humbje. Asnjë sukses për kuqezinjtë, ndërkohë, në tre precedentë: dy barazime dhe një humbje. Këtë sezon, Turpin i ka gjykuar tashmë të dyja skuadrat. Inter u gjykua nga francezi në humbjen në debutimin e tyre në Champions League kundër Bayern në San Siro (0-2). Ndërsa, Milan në ndeshjen e dytë të 1/8 kundër Tottenhamit (0- 0).

TURPIN E INTER

Ndeshja e parë e Turpin me Inter daton në sezonin 2012-2013, në kthimin e raundit të tretë kualifikues të Europa League kundër Hajduk Split. E përforcuar nga një fitore 3-0 në ndeshjen e parë, skuadra e Stramaccioni humbi 2-0 në San Siro, duke rrezikuar një eliminim të bujshëm. Precedenti i dytë erdhi në sezonin 2018-2019, në fazën e grupeve të Champions League. Inter, pas disavantazhit të Eriksen, nënshkroi një rikthim të jashtëzakonshëm në fund 2-1 ndaj Tottenham në San Siro. Një tjetër humbje dy sezone më vonë, gjithmonë në Champions League, po në fazën e grupeve. Real mundi zikaltrit në Bernabeu 3-2. Turpin nuk sanksionoi një shtyrje të qartë të Mendy ndaj Hakimi, që më pas gaboi me pasimin për golin e Benzema. Kryqëzimi i fundit, erdhi në shtator 2022 kundër Bayern Munich. Një 2-0 pa histori e nënshkruar nga Sané dhe një autogol i D'Ambrosio.

TURPIN E MILAN

Negativ edhe bilanci i përgjithshëm i Milan me Turpin, edhe pse precedenti i fundit u buzëqeshi kuqezinjve. Kjo për faktin se barazimi 0-0 në Londër kundër Tottenham i dha kualifikimin në çerekfinale të Champions. Shumë i kontestuar arbitrimi i Turpin në barazimin 1-1 Milan-Porto të edicionit të kaluar. Milan u ankua për një faull ndaj Bennacer nga Grujic, i pasanksionuar, përpara golit provizor 0-1 të Luis Diaz. Një barazim që në fund do të ishte fatal për kualifikimin në fazën e 1/8. Humbja e vetme në precedentin e parë u shënua në raundit të 1/8 të Ligës së Evropës 2017-2018. Arsenal u imponua në San Siro 2-0 falë Mkhitaryan dhe Ramsey.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI