Flash

Video/ Spezia hedh në erë zonën Champions të Milan: Wisniewski e Esposito dënojnë kuqezinjtë

Lapsi.al 13 May 2023
Video/ Spezia hedh në erë zonën Champions të Milan:

Milan nuk shpengoi humbjen në euroderbin me Inter dhe në javën e 35 të Serie A dështon 2-0 ndaj Spezia. Kështu, kuqezinjtë në katër ditë komplikojnë jo vetëm finalen, por edhe Champions League e ardhshme. Për ekipin e teknikut Semplici, një goditje fondamentale për shpëtimin. Arrihet Verona në vendin e tretë nga fundi dhe gjithçka mund të ndodhë. Kuqezinjtë ishin të rrezikshëm me shtyllën e Tonali. Pastaj Theo Hernandez dhe Brahim Diaz (shtyllë edhe për të) frikësuan vendasit. E megjithatë kuqezinjtë u shembën në hapësirën e 10 minutave midis 75' dhe 85'. Fillimisht Wisniewski u tregua më i shpejti pas shtyllës së goditur nga Amiani. Pastaj Esposito mbylli ndeshjen me një goditje dënimi të shkëlqyer në këndin e sipërm. Pioli mbetet i gozhduar në vendin e pestë.

SPEZIA 2-0 MILAN

Çështja është se Milan e meritoi plotësisht humbjen, pati disa raste, por nuk prodhoi kurrë lojë. E, në momentin e së vërtetës, u rrëzua nga Spezia, e treta nga fundi. Rezultati përfundimisht tregoi 2-0. Wisniewski, mbrojtësi polak i datëlindjes 1998, i marrë në merkaton e dimrit nga Venecia, zhbllokoi ndeshjen. Pastaj me një goditje dënimi Salvatore Esposito, i lindur në vitin 2000, i ardhur nga të rinjtë e Inter mbylli historinë. Në javën e derbit, shembja është e plotë. Milan mbetet i pesti, -4 nga Lazio dhe -2 nga Inter, që do të luajë në mbrëmje. Spezia kërcen në 30 pikë dhe arrin Veronën, nesër në fushë, në vendin e 17. Skena simbolike, ishte vajtja e skuadrës poshtë sektorit ultras në fund të ndeshjes së bashku me Pioli, si për të dhënë llogari për mëkatet e tyre.

SALERNITANA 1-0 ATALANTA

Atalanta zhgënjen ende në zonën Champions League. Pas humbjes kundër Juventus, skuadra e teknikut Gasperini humbet 1-0 përballë Salernitana. Në ndeshjen e javës së 35 të Serie A, bergamaskët mbeten të gozhduar në 58 pikë. Në Arechi në pjesën e parë ishte Atalanta që bëri ndeshjen dhe ndërtoi aksionet më të rrezikshme. Zapata megjithatë ishte i pasaktë. Në pjesën e dytë Dia përpiu avantazhin i vetëm përballë Sportiello. Episodi vendimtar erdhi në shtesë kur Candreva (92') befasoi zikaltrit duke nënshkruar një fitore me aromë shpëtimi për kampanët.

Në kulmin e betejës për zonën Champions League, Atalanta pëson dy disfata të rënda dhe ngre flamurin e bardhë. Sigurisht, aritmetika nuk i dënon ende ëndrrat e lavdisë së Hyjneshës, por renditja, duke përjashtuar kthesat e bujshme, në këtë pikë duket se flet vetë. E flet qartë edhe për Salernitanën, që e sheh shpëtimin pasi mundi Atalantën në frymën e fundit.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI