Flash

Diletta Leotta në 'rivalitet' me Wanda Nara: gazetarja bëhet “menaxhere” për të dashurin, Loris Karius

Lapsi.al 14 May 2023
Diletta Leotta në 'rivalitet' me Wanda Nara: gazetarja bëhet

Loris Karius dhe Diletta Leotta është çifti i momentit në botën e futbollit dhe thashethemeve. Gazetarja pret një fëmijë prej tij dhe portieri duket se ka gjetur qetësinë e humbur vitet e fundit. Buzëqeshjet, festimet, familja, pushimet dhe fusha si titullar në finalen e Carabao Cup e bëjnë portierin personazhin e momentit. E duket se këtë ka ndërmend të shfrytëzojë Leotta, që i futet një 'rivaliteti' në fushën e Wanda Nara.

Historia e Loris Karius është diçka që shkon përtej të imagjinueshmes. Nga ferri në parajsë brenda pak vitesh, ku praktikisht i ndodhi gjithçka. Nga titullar i Liverpool në finalen e Champions, në mërgim të detyruar pa një ekip për shkak të gafave të rënda të bëra në atë ndeshje fatkeqe kundër Real Madrid. Në mes, megjithatë, në vitin e fundit është lumturia e rizbuluar në takimin dhe dashurinë me Diletta Leotta. Të dy presin gjithashtu të bëhen prindër e portieri gjerman pas finales me Newcastle, në Carabao Cup, pret lajme nga merkato e verës.

Lexo më tej: Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë tjetër gjë te Karius: “Forca jote më bëri të dashurohesha me ty”

DREJT SERIE A...

Gjatë Football Week të Gazzetta dello Sport, Diletta Leotta iu përgjigj shumë pyetjeve. Më pikantja ajo që ka të bëjë me të ardhmen e partnerit të saj. Prezantuesja e DAZN ka një ëndërr të fshehtë që është ta shohë Karius të luajë në Serie A: “Do të ishte mirë ta shihja të luajë këtu pranë meje, nuk do ta mohoj. Pranë Milanos, në Lombardi apo në Liguria. Por edhe në qendër apo në jug, do të ishte shumë më e lehtë dhe më komode sesa në Newcastle”. Gjermani duke se ka tashmë një menaxhere speciale që mund ta lehtësojë ardhjen e tij në kampionatin italian. Por a do të jetë ndonjë klub i gatshëm të vërë bast mbi gjermanin?

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI