Flash

Barcelona 3 pikë nga matematika e titullit: klubi mes rilindjes sportive e problemeve jashtë fushës

Lapsi.al 14 May 2023
Barcelona 3 pikë nga matematika e titullit: klubi mes rilindjes sportive e

Derbi Espanyol-Barcelona, në orën 21:00 në stadiumin RCDE, mund t'i japë fund garës për të fituar La Liga 2022/23. Duke mposhtur kushërinjtë e tyre, të besuarit e Xavi do të bëheshin të paarritshëm për Real dhe Atletico Madrid. Në këtë mënyrë Barcelona do të ishte matematikisht kampionë të Spanjës me 4 javë nga fundi. Duhet vetëm mposhtja e një kundërshtari të dëshpëruar për pikë shpëtimi. Në rast të një gabimi, festa do të shtyhej për të shtunën e ardhshme, në shtëpi ndaj Real Sociedad.

Sidoqoftë, numërimi mbrapsht ka nisur për Lewandowski dhe shokët e tij. Të gjithë blaugranat janë gati të festojnë marrjen e një trofeu të munguar prej katër vitesh. Duken pak, por nga pikëpamja sportive është një epokë më parë. Barcelona ishte e drejtuar nga Ernesto Valverde në pankinë. Në fushë tërhiqej nga golat e Messi (36 gola atë sezon), Suarez dhe Coutinho, me regjinë në mesfushë të Rakitic e Vidal.

Sot nga ai ekip kanë mbetur vetëm disa senatorë, si Busquets, Ter Stegen, Jordi Alba dhe Sergi Roberto. Një flamuri si Xavi iu besua një revolucion. Pas një viti e gjysmë e pavarësisht eliminimit të hershëm në Champions League, frytet e këtij revolucioni erdhën. Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës dhe është gati të festojë titullin kampion. Ish-kapiteni ka meritën e promovimit dhe vlerësimit të talenteve e produkteve të kanterës si Gavi dhe Pedri. Ata u vendosën në mënyrë perfekte në një kontekst të përbërë edhe nga lojtarë me përvojë si Lewa, De Jong dhe Kessié.

SUKSESET NË FUSHË NUK FSHIJNË PROBLEMET

Rilindja sportive e klubit pas disa sezoneve të kaluara duke parë triumfet e Madrid është pothuajse e plotë. Megjithëse stuhia vazhdon të egërsohet jashtë fushës. Pas bilancit negativ katastrofik në 2020/2021 (pothuajse gjysmë miliardë euro) klubit iu desh të përdorte një dredhi për të mbyllur buxhetin e 2021/2022 pozitivisht. Fillimisht u shitën 10%, më pas 15% të tjera të të drejtave televizive të ndeshjeve të saj të La Liga deri në vitin 2047 në fondin e investimeve Sixth Street. Një operacion i domosdoshëm edhe për fushatën e blerjeve të verës së kaluar.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

Problemeve financiare iu shtua skandali Negreira. Shpërthyen akuzat për korrupsion nëpërmjet pagesave për kompaninë në emër të tij. Negreira kujtojmë se ishte zëvendëspresidenti i komitetit teknik të arbitrave të La Liga në atë kohë. Si personi në fjalë ashtu edhe klubi katalanas u mbrojtën duke pretenduar se paratë përfaqësonin një tarifë të rregullt për disa konsulenca. Por prokuroria e zakonshme, si dhe FIFA dhe UEFA, vazhdojnë të hetojnë çështjen, që rezulton e parashkruar për drejtësinë sportive spanjolle. Me pak fjalë, e tashmja flet për një festë tashmë gati për të shpërthyer, por hijet për të ardhmen mbeten.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI